DOSSIER

“Esat Pasha, tradhëtar dhe i çmendur !” Çfarë tha Ismail Qemali në dalje të ministrisë së jashtme franceze

10:04 - 07.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aurenc Bebja




“La Libre Parole” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemal beut, në dalje të ministrisë së jashtme franceze, ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kriza Evropiane

Fuqitë e Mëdha dhe Mali i Zi

Ismail bej Qemali në Quai d’Orsay (Ministrinë e jashtme franceze)

“Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen.

Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare.

Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur !

Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze.

Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.”/darsiani.com


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.