Kryesore

Hasan Luçi, replika me Kastriot Dervishin: “Heroi i Popullit”, Nuri Luçi ndrit si dielli dje, sot dhe mot…

12:00 - 07.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hasan B.Luçi 




Në “Gazetën Shqiptare” datë 04.11.2019 f.12, është botuar artikulli i Kastriot Dervishit, me akuza të rënda, si gorre demokrate bajate për fotot në bulevard, ku përmendet edhe Nuri Luçi, ish-kryetar i DP. Brendshme në Sarandë e Krujë, vrarë më 21.11.1949 nga bandat e diversantëve, mbeturina të ballisto-zogistëve, ish shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë e gjermanë.

Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, K.Dervishi ka lexuar dosjet, por atje nuk ishte për të bërë histori objektive, por për ta përdorur arkivin për të zbukuruar demokracinë çmendarake të tranzicionit shqiptar, kësaj flame që deri sot 30 vite po mohon historinë e fitimtarëve të LANÇ-it e ndërtimit të Shqipërisë së re dhe ka bërë krimet më të rënda si edhe fashizmi i vjetër, se ky është fashizmi i ri i krimit më të organizuar, së bashku me mafien botërore. Ky zotëri demokrat safi i paguar me të hollat e taksapaguesve shqiptarë ka botuar libra, artikuj etj., por në vend të lavdisë si historian, ka fituar medaljen si kastravec aguridh, me guximin e mendjes së kricur të tij për t’u shërbyer ujqërve të rinj të këtij vendi në kundërshtim ballor me botën antifashiste të Luftës së Dytë Botërore dhe luftës së diversionit perëndimor kundër Shqipërisë etj. Ky demokrat lexon patjetër çfarë shkruajnë aleatët atifashistë, siç dëshmojnë arkivat që po botojnë, si nga aleatët e ballisto-zogistëve e të LANÇ-it dhe nga arkivat naziste, që i nxjerrin lakuriq si tradhtarë e spiunë, bashkëpunëtorë të fashizmit.
Ky demokrat ka paturpësinë të botojë edhe dëshmi makabre, që vetëm këtij e dëshmitarëve të tij ua pjell kaplloqja.

Ky nuk shkruan asnjë fjalë se sa krime kanë bërë diversantët në vitet 1944-1954, por edhe më vonë, duke vrarë fëmijë, cucat e maleve e luftëtarët, që mbronin jetën e popullit në liri dhe në punë. Janë mbi 1000 veta të vrarë nga diversantët e brendshëm e të ardhur nga jashtë në vendin tonë. Ky demokrat merr anën e humbësve në një luftë çlirimtare të njohur botërisht dhe që çimentoi pavarësinë e Shqipërisë së cunguar, se u radhit në anën e fitimtarëve të botës kundër fashizmit.

Ky demokrat bën komente bajate dhe shpreh mllefin armiqësor kundër komunistëve dhe çdo shqiptari që doli partizan për liri e pavarësi. Këtij demokrati i shpohen sytë që shikon Nuri Luçin me uniformën e Sigurimit të Shtetit dhe shpërthen me vigjilencën demokrate kundër partizanëve, veteranëve. Ky demokrat që tani në gjallje është tashmë i vdekur në sytë e opinionit publik shqiptar e botëror, se mbron një çështje të humbur me kohë, që duan ta nxjerrin nga varri. Bile në të njëjtën gazetë e datë f.20 botohet edhe artikulli i Ekrem Spahisë, i cili pohon pa u skuqur se, “zogistët janë promotorë të qëndresës dhe luftës kundër okupatorëve”.

Edhe A.Tufa nga llogorja e boshtit fashist Romë-Berlin-Tokio të ngritur në Tiranë çuditet se si Nuri Luçi, të cilit fashisti i ri Tufa nuk i përmend as emrin, por vetëm veshjen e Sigurimit, me të cilën luftoi për lirinë e qetësinë e popullit tonë. Nuk po zgjatem këtu se kam botuar dëshmi të ballisto-zogistëve me firmat e tyre për bashkëpunim me pushtuesit fashistë dhe masakrat e tyre në vend, gjatë luftës dhe me diversantët pas çlirimit, që në fakt ishte vijim i LANÇ-it që mundi mbeturinat e fashizmit dhe bandat e perëndimore për të rrëzuar pushtetin popullor të ngritur me gjakun e popullit shqiptar.
Shkurt po shënoj të dhëna se kush ishte ky diell që ndrit ende dhe thërret për vigjilencë shqiptarët në trojet e tyre për t’u bashkuar në luftën për të shporrur protektoratet e rënda mbi kurrizin e shqiptarëve kudo. Nuri Luçi lindi në Kuç të Labërisë më 20.11.1922. Babai i tij njihet në tërë Labërinë si një luftëtar e atdhetar për lirinë e pavarësinë e vendit qysh në luftën kundër agresionit grek në jug dhe në Luftën e Vlorës më 1920 dhe si mësues i nderuar në disa shkolla në jug dhe luftëtar në LANÇ me gjithë gruan, nënë Shahon.

Gjyshi nga nëna, Sino Xheli ish-luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, kundër grekëve në 1913-1914 dhe në Vlorë më 1920 dhe ka vënë këngët “Te rrapi në Mashkullorë” dhe për Avni Rustemin “Një djalë nga Labëria” si dhe në LANÇ. Nuri Luçi nisi pasionin revolucionar qysh në gjimnazin e Gjirokastrës nga 1936. Nuk e kreu gjimnazin për shkaqe ekonomike dhe shkoi e punoi në Durrës, ku u lidh me njësitet guerilje, ku edhe u arrestua. Në nëntor 1942 u hodh në çetën partizane “Hajredin Tremishti” etj., deri në çlirim. Në 1943 iu vra vëllai partizan Jashar Luçi dhe në tetor 1944, kushëriri, djali i vetëm Rrapo Luçi, mes 115 kuçiotëve të rënë gjatë LANÇ-it. U përfshi në forcat e divizionit të Mbrojtjes së Popullit dhe nga shtatori 1945 veproi në Sarandë kundër bandave e agjenturave të huaja. Në shtator 1947 u emërua kryetar i DP. të Brendshme në Krujë, ku kërcënonte “komiteti i Maleve” etj., armiq të brendshëm e të jashtëm.
Atje luftoi kundër armiqve me mençuri e aftësi deri sa dha jetën për të fituar pavdekësinë si atdhetar i lirisë. Për të janë ngritur dhjetëra këngë, shkruar shumë artikuj dhe një monografi nga Strato Vodica në 1982, ku jepen të dhëna të plota për jetën dhe veprimtarinë e tij në mbrojtje të popullit dhe atdheut. Prandaj ai ndrit së bashku me “Dëshmorët e Atdheut”, heronjtë e popullit dhe me popullin për veprat madhështore të çlirimit të vendit dhe përparimin e madh në çdo fushë të Shqipërisë në 1944-1990. Aty në bulevard duhet të ishin edhe drejtuesit e LANÇ-it etj., heronj e heroina, por qeverisja demokrate ka shkarë në llumin fashist, edhe sepse këtë bulevard e përdori për lavdinë e martirëve të kishës katolike që i shërbyen fashizmit para e pas luftës, kur u prit Papa Françesku në Tiranë. Është i vetmi vend ku sulmohen e quhen kriminelë partizanët çlirimtarë nga boshti fashist.
Lavdi dhe i paharruar përjetë “Heroi i Popullit” Nuri Luçi, si gjithë të tjerët yje të pashuar të atdheut e kombit tonë.
Dr.Hasan B.Luçi

EKSPERTI I ARKIVAVE

“Nuri Luçi sigurims”, çfarë  shkruante Kastriot Dervishi

Me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, një sërë veprimtarish përkujtimore e nderuese do të mbahen në Tiranë dhe në të gjithë vendin.
Siç është bërë me dije më herët nga qeveria, së fundmi në bulevardin e kryeqytetit në të njëjtën mënyrë e hapësirë me të cilën u nderuan klerikët e vrarë nga regjimi komunist me rastin e ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri, tashmë janë vënë ata që sipas qeverisë (dhe komisionit përzgjedhës) janë partizanë të rënë për mbrojtjen e atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithëkëtë, për shumë prej figurave ka dritëhije të dala sidomos pas rënies së regjimit, kohë kur historia kishte vend për të gjithë dokumentet, pasi nuk i nënshtrohej më politikës dhe nul shkruhej nga fituesit. Pas vënies së imazheve në bulevard, historianë e specialist arkivash po rianalizojmë figurat e luftës për të dhënë si në rastin e Kastriot Dervishit, një tjetër informacion mbi këto figura.

REAGIMI I KASTRIOT DERVISHIT
“Një nga ‘heronjtë’ e bulevardit Në vitin 1948, i prerë në besë, rrethohet dhe vritet Frano Miri, bashkë me Zef Ded Përvukën. Pas vrasjes, kufomat e tyre çohen në Gurëz për të frikësuar popullin e zonës, e madje u varrosën në bregore, jo në varrezat e fshatit, ku fshatarët nuk ngurronin të vinin natën lule dhe kurora. Për këto veprime, u lajmërua kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Krujë, Nuri Luçi, i cili urdhëroi të nxirreshin kufomat nga varret dhe të hidheshin në breg të lumit Mat. Ashtu u bë. Natën, policët zhvarrosën kufomat dhe i çuan në një gropë në breg të lumit”. (“Panorama”, 16 korrik 2012, pushkatimi i 12 burrave që ndihmuan Abaz Kupin. Rrëfimi është i Gjyste Mirit. Në foto, Nuri Luçi me uniformën e oficerit të Sigurimit, si pjesë pushtetit të bandës komuniste
të E.Hoxhës)”.


Shfaq Komentet (3)

Leave a Reply to servet Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E lexova me vemendje reagimin e dr. Hasan Luçit ndaj Kastriot Dervishit per Heroin e Popullit Nuri Luçi. Lufta Nç eshte lufta e popullit tone qe luftoi dhe e çliroi vendin nga fashistet dhe nazistet si dhe larot e ballisteve dhe tradhetareve. Shume prej larove u rikthyen si diversante dhe bene gjakderdhje ne vitet 1945-1954 sidomos. I kam jetuar vete ato vite dhe i kam parasysh se si bandat vinin nga kufiri jugosllav pothuaj pernate. Ata qe luftuan kunder diversanteve kane qene heronj dhe jo vetem Heroi Nuri Luçi, por ama brezave duhet t’u themi te verteten dhe jo broçkullat e Kastriotit. Ky i fundit nuk ka turp, sepse paguhet, por me vjen keq qe nuk ia kane dhene ndonje lek ne lule!

    Përgjigju ↓