Intervista

Intervista origjinale në anglisht ku Macron flet për poshtërimin e Shqipërisë (e përkthyer edhe në shqip)

21:01 - 07.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur të gdhendë që tani Bashkimin Evropian e të ardhmes, duke dashur të bëjë një hap vendimtar nga infrastruktura burokratike e institucioneve të përbashkëta të Unionit, në një diplomaci të veprimit.




Në një intervistë dhënë për prestigjiozen britanike “The Economist”, Macron është shprehur se do të kishte qenë absurde hapja e BE-së për anëtarët e rinj, përpara se të reformohej procedura e pranimit. Megjithatë, Makron tha se gjysma e vendeve te BE edhe sot, jane kunder hapjes se negociatave me Shqiperine. Ai shpjegoi se ne kete proces, ndarja e Shkupit nga Tirana, do te sillte trauma ne Ballkan.

Më poshtë, versioni origjinal në anglisht dhe më tej përkthimi në shqip.

Macron: “I should add that most of them were in favour of opening up to North Macedonia, but nearly half of them were against opening up to Albania. Fatal error.”

The Economist: “Do you think they’re hiding behind France?”

Macron: “I don’t just think that, I know it. Ask them tomorrow whether they want to open the door to Albania. Half of them will say no. They want to open up to North Macedonia, it’s small, it’s changed its name and that’s a real historic achievement. It doesn’t frighten anyone. The reality is that if we don’t open up to Albania, we’ll inflict a terrible trauma on the region. There are Albanian-speaking communities everywhere. If you humiliate Albania, you will destabilise the region in a lasting way.”

Macron ka ritheksuar se shumica e vendeve të BE-së, ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar si arritje historike ndryshimin e emrit,“por gjysma e tyre janë kundër hapjes për Shqipërinë. Gabim fatal”.”Realiteti është që nëse nuk do t’i hapnim negociatat vetëm për Shqipërisë, do të shkaktonim një traumë të tmerrshme në rajon. Ka komunitete shqipfolëse kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të qëndrueshme.”- theksoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.