BLUETOOTH

Mustafa Nano shpërthen kundër Dafinës e Tayna-s: Ta shpifin, banalitete! Shtiren si lesbike

18:00 - 07.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mustafa Nano, së fundmi ka bërë një kritikë ndaj këngëve shqiptare, kryesisht ato rep. Sipas tij tekstet e tyre janë banalitet, pa asnjë mesazh. Ndër të tjera Nano ka kritikuar edhe këngën e Tayna-s me Dafina Zeqirin me titull “Bay Bay”, ku thekson se ta shpif. Monologu i plotë: Parmbrëmë në “Top Channel” po ndiqja “Top Select” ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube. Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova tek tekstet. Tekstet ishin të një banaliteti të pashoq. Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksiste, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale.




Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato, nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdornin një gjuhë. Kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura. Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tekstet e këngëve. Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.