AKTUALITET

Përgjimet/ “Unë do bëj si thotë Rama. Uroj të tremben ata lart”, Artan Hoxha nxjerr bisedat e sherrit për pronat

23:04 - 07.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar sot në “Opinion” përgjime mes një zyrtari të shtetit dhe një personi tjetër ku përmendet emri i kryeministrit Edi Rama. “Unë nuk di s’i të bëj, do bëj si të thotë Rama. Uroj të tremben ata lart”, është komunikimi që zyrtari i shtetit (me gjasë zyrtar i hipotekës së Vlorës) i thotë biznesmenit.




Gazetari investigativ tha se bëhet fjalë për pronat e Jalës, por nuk sqaroi detaje lidhur me burimin dhe autorësinë e përgjimeve.

Por çfarë është kjo pronë?
“Shtetasi që ka fituar me vendime gjykate ka edhe pasaportë greke, ndaj janë futur dhe në lojë autoritetet greke. Prandaj ka ngec sharra në goxha, se po të ishin shqiptarë do ishte ngrit në ajër. Merr një vendim nga Gjykata e Apelit në shkurt të këtij vitit. Gjykata e apelit i jep të drejtëne pronës, ndërkohë i thotë zyrës së hipotekës fshije këtë pronë që ka qenë në emër të një personi tjetër me letra të falsifikuara. Dhe do ta kalosh në regjistër të shtetit shqiptar dhe në emër të këtij personi. Çfarë ndodh pasi merr vendimin gjykata drejtori i hipotekës në Vlorë zbardh vendimin e Apelit dhe e regjistron pronën. Tani të gjithë drejtorët që venë atje iu jepet urdhri që ta pezullojnë vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha gazetari.

Pas 3 dorëheqjesh në më pak se tre muaj, hipoteka e Vlorës do të drejtohet nga Taulant Cenameti, i cili do të jetë drejtori i 9-të që merr përsipër të rregullojë çështjet e pronave në Vlorë që prej vitit 2013.

Më parë Cenameti qe zëvendës drejtor dhe aktualisht është i paditur për shpërdorim detyre. Lëvizja e tij erdhi pas dorëheqjes së drejtoreshës Elona Hodaj, e cila ishte në këtë post prej një muaji.

Dorëheqjet e vazhdueshme të titullarëve të hipotekës në Vlorë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik pasi kanë nxjerrë në pah problemet me pronat.

Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në hipotekë.

Në 6 vitet e fundit hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

  • Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)
  • Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)
  • Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)
  • Klodian Troci, korrik 2018shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)
  • Sokol Banaj, janar 2018korrik 2018 (6 muaj)
  • Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)
  • Loreta Alushi Tozaj, dhjetor 2014-tetor 2015 (10 muaj)
  • Ina Luçi, tetor 2013-dhjetor 2014 (14 muaj)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.