AKTUALITET

Prapaskenat e atentatit/ Prokurori shpëtoi sepse u bllokua kallashnikovi

20:45 - 07.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thuajse një javë pas ngjarjes së rëndë te Mbikalimi i Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, bilanci i ngjarjes është rënduar pasi shoferi Andi Maloku ka ndërruar jetë.




Por sipas burimeve të Vizion Plus, ngjarja mund të ishte akoma më e rëndë. Kjo pasi sipas hetuesve, në kohën që autorët kanë qëlluar me breshëri, një nga armët tip kallashnikov është bllokuar.

Kjo ka bërë që Ndoja t’i shpëtojë mrekullisht eleminimit.
Ndoja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është marrë  në pyetje nga kolegët e tij në ambientet e spitalit në Durrës, madje i është sekuestruar edhe telefoni i tij celular që është dërguar për ekspertim.

Po kështu janë sekuestruar edhe telefonat e Muharremit, i njohur me pseodonimin Rrumi. Ndërkohë i arrestuar për ngjarjen është vetëm Redjan Rraja, i cili u la në burg nga Krimet e Rënda një ditë më parë.

Mësohet po ashtu se Prokuroria për Krimet të Rënda ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi pranë vendit ku ka ndodhur atentati ndaj prokurorit, ku duken qartë të tri makinat.

Prokurorët po punojnë për të parë dhe identifikuar autorët që kanë qëlluar me dy kallashnikovët. Ndërkohë në makinën Mercedes Benz është gjetur një tjetër gjurmë gishti që nuk i përket Redjan Rrajës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.