Kryesore

Vajza që dikur i thonin ‘je si çun’, është ndër më të bukurat e Shqipërisë

19:30 - 07.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte vetëm 16 vjeç, Nevina Shtylla kur u shpall “Miss Shqipëria 2010”.




Vajza e re dhe shumë simpatike prej kohësh ka nisur rrugën drejt suksesit dhe duket se po i ecën mjaft mirë.

Talenti dhe puna e madhe janë çelësi i suksesit për të. Në një intervistë për Who, Nevinën ka treguar detaje për veten që ne pak i dinim.

-Piktura është një nga pasionet e mia më të mëdha. E kam lënë pak pas dore kohët e fundit për shkak të ngarkesës në punë, por sa herë e praktikoj më shërben si antistres.

-Kur kam qenë në klasën e 5-të u regjistrova në kursin e baletit të Llaqi Nako dhe u bëra pjesë e trupës së baletit të ‘Gjeniut të Vogël’. Ndoshta ka qenë e shkruar që atëherë se do të isha pjesë e ‘Klan’ në të ardhmen.

-Këtë ndoshta e dinë shumë njerëz që më njohin përtej ekranit. Në përditshmëri përdor syze optike dhe pse kjo në ditët e sotme nuk është diçka e rrallë.

-Flokët e mia nuk janë të drejta, por kaçurrela. Edhe këtë e kanë zbuluar ata persona që takoj më shpesh. Është pak e vështirë t’i menaxhosh në ekran ndaj zgjedh t’i mbaj më shpesh të drejta.

 -Unë gjithashtu kam një vëlla të madh. Kemi dy vite diferencë dhe kjo ndoshta ka ndikuar në ato zënkat e shpeshta në fëmijërinë tonë. Por tani them se është kthyer në krahun tim të djathtë e i besoj këshillës së tij në shumë vendime që marr.

-Mbështes adoptimin. Ndoshta për disa është një koncept që nuk do ta pranonin kurrë, por mua më duket diçka e bukur dhe jo vetëm në rastet kur për arsye biologjike nuk mund të bësh fëmijë vet. Mendoj se në të ardhmen do ta bëj një zgjedhje të tillë.

-Jam prezantuese në TV prej disa vitesh, por studimet i kam përfunduar për Tik (Teknologji informacioni e komunikimi). Një degë sa e bukur aq edhe e komplikuar por që sot është e ardhmja.

-Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?

-Udhëtimi i parë i largët, përtej kufijve të Shqipërisë ka qenë në Korenë e Jugut për të marre pjesë në një konkurs bukurie. Sapo kisha mbushur 16-vjeç dhe udhëtoja krejt e vetme. Ka qenë një eksperiencë e sikletshme edhe pse isha shume entuziaste, ndaj e mora si një mini aventurë.

-Tani nuk do ta pranoja me lumturi të madhe këtë gjë por djali i parë që kam pëlqyer ka qenë Nick Carter i ‘Backstreet Boys’. Pavarësisht se nuk besoj se kam qenë e vetmja vajzë në botë që ka përjetuar njëfarë dashurie platonike për të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.