AKTUALITET

Nga modelingu në politikë/ Kush është modelja që qëlloi me armë hoxhën, pasi u ndanë

13:36 - 08.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suzana Tahiri, është 28-vjeçarja që kërcënoi pak ditë më parë një hoxhë në Mitrovicë. Ajo njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality show i cili organizohej në median e Kosovës dhe pas daljes vazhdoi karrierën e saj si modele. Mësohet se modelja me tatuazhin e shqiponjës në shpinë do të qëndrojë në qeli deri në momenti kur Gjykata do të jap vendimin për të.




auto_suzana1417203892-640x964 suzana suzana-730x440-640x386 70599298_2544318998987313_5243613876642139760_n download-8
<
>

Sipas mediave kosovare, lidhja mes tyre ka nisur pasi Tahiri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka shkuar që të gjejë kurë tek hoxha. Të dy kanë nisur një lidhje dashurie, pasi hoxha i kishte premtuar se do të braktiste familjen e tij për tu lidhur me të. Në momentin kur ai ka kërkuar që marrëdhënia mes tyre të përfundojë, e reja ka kërcënuar përmes mesazheve në telefon duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk i jep 10 mijë euro. Hoxha ia kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga modelja kishin vazhduar duke kulmuar në momentin kur ajo shkoi në shtëpinë e tij duke e kërcënuar me armë. Perveç modelingut 28-vjeçarja ka patur aspirata për tu bëre pjesë e politikës duke u bërë kështu kryetare e nëndegës së PDK-së në fshatin Pantinë.Vihet re se dhe në rrjetet sociale nuk mungojnë foto me presidentin Hashim Thaçin. Por siç duket ka qënë hoxha ai që e ka privuar që të meret me politikë, pasi kishte dhënë dorëheqjen në te gjitha strukturat e partisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.