AKTUALITET

‘Prestige Hotel’, destinacioni ideal për takime dhe mbledhje,promovohet platforma digjitale “Web-School”

14:54 - 08.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesorë shqiptarë dhe ndërkombëtare nga universitetet me prestigjozë të rajonit u mblodhën në ‘Prestige Hotel Tirana’, në një nga sallat e saj komode për të diskutuar platformën digjitale për kurse profesionale online të quajtur “Web School” të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian.




Profesor Petrit Dobi shpjegon se kurset online të ofruara falas ndihmojnë në rritjen e aftësive profesonale të kërkuara në disa në fusha specifike.

Pas marrjes së çertifikatës përkatëse kursantët mund të kërkojnë asistencë nga ekspertët për të zhvilluar më tej idenë e tyre të biznesit e më pas kjo ide mund të mbështetet financiarisht thotë profesori Styllos nga Universiteti i Janinës.

“Njerëzit të cilët do të ndjekin me sukses kurset online do tu ofrohen fonde per te mbeshtetur biznesin e tyre. Jane kater sektore ku pjesëmarrësit mund te kene interes te caktuar”

Profesori i universitetit te Janines Chrysostomos D. Styllos thekson mikpritjen shqiptare ne Prestige Hotel Tirana ku mbahet takimi dy ditor me kolegët.

“Prestige Hotel Tirana është shumë i bukur, më pëlqen që jam akomoduar këtu , do dëshiroja të falënderoja stafin e menaxherëve të hotelit që na kanë siguruar një akomodim perfekt në këtë vend të shkëlqyer”

Sallat e konferencave multifunksionale në ‘Prestige Hotel Tirana’ janë ideale dhe destinacioni perfekt për të mirëpritur takime, kurse trajnimi mbledhje apo evente te ndryshme.

Në sajë të pajisjeve moderne teknike dhe nderthurjes së arkitektures klasike me atë moderne te tre sallat janë funksionale për te gjithe klientet duke ofruar internet te shpejtë, video projektorët përkatës, sistem audio dhe gjithë komoditetin e duhur.

Ambjentet e brendshme dhe të jashtme të sallave janë tepër komode dhe funksionale për udhëtarët e biznesit dhe atyre që kanë nevojë për një hotel për takime në Tiranë me hapësira funksionale dhe teknologji të avancuar ku përfshihet edhe një sallë stil teatri. Përpos zhvillimit të eventeve sa i përket sallave të konferencave te ‘Prestige Hotel Tirana’ ofrohen të gjitha facilitetet e nevojshme nga stafi profesionist i cili është i gatshëm për cdo lloj shërbimi si akomodimi dhe shërbim restoranti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.