Kryesore

“Regjisori më tha: a mund t’i heqësh mbathjet?”, Sharon Stone riprodhon skenën e “Basic Instinct” për një arsye madhore (FJALIMI i FUQISHEM)

20:01 - 08.11.19 Gazeta Shqiptare

Aktorja e famshme, Sharon Stone mori çmimin “Gruaja e vitit” që ndahet nga revista “GQ, Gentelman’s Quarterly”. 61-vjeçarja e famshme që ka luajtur në mjaft filma të Hollivudit mbajti një fjalim gjatë ceremonisë që u mbajt në sallën e Operas së Berlinit.



Në sy të djalit të saj 19-vjeçar, Stone riprodhoi skenën epike të “Basic Instinct” ku ajo kryqëzon këmbët para Michael Douglas.

Kur i dhanë çmimin, Stone mori një karrige dhe u ul në mes të skenës. Ajo e përsëriti sërish gjestin para të gjithëve. Jo më kot, por për t’i dhënë fuqi mesazhit të saj.

“Vite më parë unë isha ulur në karrige në një skenë xhirimi, kur regjisori më tha: Sharon, a mund t’i heqësh mbathjet, sepse ne po i shohim ato, por sipas skenarit ti duhet të jesh pa mbathje. Por, mos u merakos se nuk do shohim gjë”, u shpreh aktorja e famshme, dukshëm e zhgënjyer. “Ky moment më ndryshoi jetën”, tha ajo.

“Ja çfarë dua të them: secili nga ju do të ketë një moment si i imi. Një moment që të ndryshon jetën. Mund të jeni të ndërgjegjshëm se çfarë do të ndodhë, ose mund të mos jeni. Po ju them diçka.

Do të keni një moment të tillë (që do t’ju ndryshojë jetën) nëse nuk e keni pasur deri tani. Dhe do të paguani për të, nëse nuk keni paguar deri tani. Dhe njerëzit do ju bëjnë pyetje të vështira, nëse nuk ua kanë bërë deri tani…

Koha për të vendosur kush jeni: është TANI. Koha për të vendosur çfarë do të bëni me pjesën më të bukur, të egër, pasionante të vetes tuaj është TANI. Çfarë do të bëni, çfarë do të zgjidhni?

Atëherë po ju tregoj çfarë bëra unë: Unë E RESPEKTOVA atë. Dhe unë ju sugjeroj që të bëni të njëjtën gjë. Ju keni të drejtë që të jeni të fuqishëm në çdo formë të seksualitetit që do të zgjidhni të keni. Dhe askush nuk ua merr, nuk ua heq dot këtë.

Ju duhet ta prezantoni veten, në një mënyrë që të jeni të respektuar, të pëlqyer, të dashur.

Mua kjo gjë më doli jashtë kontrollit: ishte një periudhë e vështirë, me pasoja, vetëm pse ndenja këmbë për mbi këmbë në karrige.

Por unë qëndroj këtu me dinjitetin tim, bashkë me forcën dhe dobësitë e mia.

Po qëndroj këtu tani si “Gruaja e vitit” jo si individ, por për të qenë me gratë, për gratë dhe në krah të grave.

Ju faleminderit që zgjodhët të jem “Gruaja e vitit”, sepse pati një kohë, kur nuk isha më shumë se një qëndrim këmbë për mbi këmbë”. 

Përktheu: Gazeta Shqiptare

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *