Aktualitet

VIDEO/ Ekzekutohet me 150 plumba polici që arrestoi djalin e El Chapo-s

18:47 - 08.11.19 Gazeta Shqiptare

Një video e kamerave të sigurisë tregoi se si pjesëtarë të kartelit të Sinaloas ekzekutojnë një efektiv policie në mes të ditës, pasi e kishin identifikuar si pjesë e skuadrës që kishte arrestuar djalin e El Chapo-s. Të paktën dy burra të armatosur zbresin nga një makinë dhe hapin zjarr ndaj mjetit ku qëndronte polici, i identifikuar nga mediat meksikane vetëm si Eduardo N, 32 vjeç, duke e qëlluar me 150 plumba.



Sipas autoriteteve meksikane ngjarja ka ndodhur në Kuliakan, kryeqytetin e shtetit të Sinaloas, ku edhe ka qendrën karteli famëkeq i El Chapo-s. Përfshirjen e policit në operacionin e 17 tetorit ku u arrestua e më pas u lirua Ovidio Guzmán López, e konfirmuan mediat lokale.

Pasi efektivët ndaluan Ovidion pjesëtarë të kartelit i rrethuan duke i shndërruar rrugët e qytetit në një fushëbetejë të vërtetë. Vetëm pasi policët vendosën ta lironin, ai i telefonoi vëllait Archivaldo dhe i tha të ndalonte kaosin, por beteja vazhdoi dhe në total 13 vetë humbën jetën. Në fund, zyrtarët urdhëruan policët të tërhiqeshin dhe të linin të lirë djalin e El Chapo-s.

Presidenti meksikan i është drejtuar qytetarëve pasi policët arrestuan të birin e narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo. Dhuna filloi kur lideri i kartelit Ovidio Guzman Lopez, njëri nga djemtë e lordit të drogës që po fshihej në një shtëpi në qytetin Culiacan, hapi zjarr ndaj një grupi ushtarësh që po patrullonin në këtë rajon.

 

Aty ushtarët iu kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, duke u futur në shtëpi dhe arrestuar katër persona përfshirë edhe të birin e bosit të drogës, Guzman Lopez. Por, kur u shpërnda lajmi se janë sulmuar, grupe të armatosura kryesisht anëtarët të kartelit Sinaloa filluan luftën me autoritetet e sigurisë.

Videot amatore të publikuara shfaqin grupet e armatosura me armë të rënda dhe granatahedhës duke iu vërsulur autoriteteve të sigurisë, derisa vetura të shumta që ishin të mbushura me civilë nëpër rrugë, bënin të pamundurën që t’i ikin plumbave që fluturonin nga të gjitha anët. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm kanë mbetur disa të vdekur.

Në anën tjetër, ministri meksikan i Mbrojtjes, Luis Sandoval ka konfirmuar se ushtria kishte arrestuar Ovidio Guzman Lopezin, njërin nga djemtë e bosit të drogës që kontrollojnë kartelin Sinaloa që kur babai i tyre u arrestua dhe ekstradua në SHBA, me ç’rast edhe është dënuar me burgim të përjetshëm. “Ishte një strategji e planifikuar shumë keq”, ka deklaruar Sandoval gjatë një konference për media në qytetin Culiacan, ku së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të presidentit Andres Manuel Lopez Obrador mbajtën konferencën e jashtëzakonshme.

“Task forca ka reaguar keq, operacioni ishte i planifikuar por nuk ka pasur improvizime që kanë mundur ta parandalojnë gjakderdhjen”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër presidenti meksikan Lopez Obrador, ka mbrojtur vendimin për të liruar Guzman Lopezin: “Përkrahi vendimin që është marrë. Situata u rëndua shumë dhe shumë qytetarë rrezikoheshin nga plumbat që fluturonin nga të gjitha anët”.

“Kapja e një krimineli nuk mund të jetë më e vlefshme sesa jetët e shumë civilëve. Vendimi i marrë ka pasur për qëllim të mbrohen civilët, nuk mund ta luftosh zjarrin me zjarr. Nuk donim njerëz të vdekur, “, ka shtuar presidenti meksikan.

Autoritetet meksikane kanë liruar nga paraburgimi Ovidio Guzman Lopezin, pasi që arrestimi i tij ka shkaktuar luftë kartelësh nëpër rrugët e qytetit Culiakan.

Ovidio Guzman Lopez, 28-vjeç, djali i narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo. Ovidio është një nga katër fëmijët e El Chapos që i ka nga martesa e tij e dytë.

El Chapo ka edhe dy gra tjera dhe të paktën gjashtë fëmijë, thuhet në raportin e policisë meksikane.

Ovidio është lideri i kartelit të fuqishëm Sinaloa, që së bashku me vëllanë e madh ka marrë kontrollin mbi këtë narko-bandë, pasi babai i tyre u arrestua dhe ekstradua në SHBA gjatë vitit 2017.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *