KULTURË

Belina Budini bën bashkë në një libër ndikuesit gazetarë përballë politikanëve

18:58 - 09.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në Universitetin Europian të Tiranës, Belina Budini promovon librin e saj të tretë në fushën e komunikimit dhe të mediave.

“Ndikuesit” ka në qendër gazetarët, pasi autorja ka studiuar pikërisht rolet e tyre nëpërmjet intervistave që ka zhvilluar me ta, të cilat prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit.




“Ne do donim që media të ishte më demokratike, që institucionet tona padyshim të ishin në një atmosferë ndërvepruese, si enët komunikuese më njëra-tjetrën dhe të kishim një media të fuqishme, që i shton demokratizimin vendit. Pra, në kuptimin e aspiratës, normës, dhe këtu ndalem te çështjet e deontologjisë. Ngacmim për këtë ka qenë padyshim forumi i përjavshëm i zhvilluar këtu, në UET, pikërisht në këtë sallë. Që në intervistat e para të realizuara me Blendi Fevziun, Ben Blushin, Baton Haxhiun dhe të tjerë me radhë pata shtysën e interpretimit dhe realizimit të roleve të tyre. Në këtë libër pata lirinë të stilizoj apo ndërtoj një estetikë të shkruari, që besoj se afron më tepër me esenë publicistike”, thotë Budini.

Me rrëfime të Fatos Lubonjës, Blendi Fevziut, Preç Zogaj, Sokol Ballës, Adi Krastës, etj, Budini shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediatë përballë politikës? Apo kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?

Me herët, në 2009 Belina Budini ka botuar “Politikani populist star”, dhe në 2014 “Tri kohë të Shqipërisë në Time”. Aktualisht, Budini mban statusin e Academik Visitor, në Universitetin e Oksfordit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.