Kryesore

Festivali i RTSH/ Diana Ziu letër publike Edi Ramës: Ju jeni “urdhri nga lart” për shoqen Vera e shokun Zhani

11:15 - 09.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas letrës së bujshme drejtuar Vera Grabockës, kompozitorja e njohur, Diana Ziu, i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e këngëve në Festivalin e Këngës në RTSH.




Në letrën e publikuar në “Facebook”, teksa thekson se shoqja Vera dhe shoku Zhani ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë duan se nuk kanë urdhër nga lart, kompozitorja shkruan se do apo nuk do, Rama është “urdhri nga lart”  për këtë kategori kuadrosh të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat.

Ziu i drejtohet Ramës me pesë pyetje publike, ku mes të tjerash i thotë nëse ka forcën të urdhërojë nga lart që mos të përdhoset krijimtaria kombëtare. “A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!”, shkruan kompozitorja.

LETRA E PLOTË:

Leter e hapur z. Edi Rama.

  1. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje përpjekje. Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.

Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

 

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja: Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart ! Kush valle i perkrah kaq shume?

 

Ku e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.

  1. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.

Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,

Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.

5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja

  1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike
  2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.
  3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.
  4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?
  5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!

Me respekt

Diana Ziu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.