Aktualitet

Foto-Emri/ Dhunohet barbarisht pronari i lokalit në Pogradec, tetë persona pasi konsumuan alkool …

10:02 - 09.11.19 gsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.



Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se është dhunuar barbarisht me mjete të forta para lokalit të tij shtetasi Erjon Çollaku, duke mbetur pa ndjenja. Ai është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.

40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ku ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.

WhatsApp Image 2019-11-09 at 09.31.16 WhatsApp Image 2019-11-09 at 09.31.15 WhatsApp Image 2019-11-09 at 09.31.15 (1)
<
>

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *