Horoskopi

Horoskopi i datës 9 Nëntor 2019

00:00 - 09.11.19 Gazeta Shqiptare



Kujdes duhet të tregoni me shëndetin, i cili gjatë kësaj periudhe paraqitet pak i dobët. Edhe pse mëngjesi do të jetë pak i vështirë për t’i marrë gjërat me optimizëm, gjithçka do t’i kthehet normalitetit gjatë pasdites.

Në fushën sentimentale duket se gjithçka është mirë dhe, gjithashtu, fundjava do të jetë e mbushur me alegri. Disa iniciativa në aspektin ekonomik do të pengohen si pasojë e mungesës së koordinimit.

Përpiquni ta kaloni këtë ditë në shoqërinë e ndonjë libri ose ndonjë aktiviteti artistik që ju mbush me frymëzim. Mos kaloni shumë kohë me grupe të mëdha njerëzish, sepse do të privoheni nga kreativiteti.

Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional. Në vendin e punës mund të merrni lëvdata, por edhe ndonjë shpërblim financiar. Një angazhim i papritur mund t’ju detyrojë të punoni deri në orët e vona.

Kjo ditë do të jetë e favorshme për të bërë blerje me leverdi. Bëni kujdes që të mos blini sende që nuk ju nevojiten vetëm për shkak të një çmimi të ulët. Në mbrëmje do të jeni i rrethuar nga miqtë dhe njerëz që ju mbështesin.

Sot mënyra e vendosjes së planetëve ju bën nervoz. Kjo mund të shkaktojë pengesa në komunikim. Përpiquni të anuloni disa angazhime profesionale, sepse mund ta gjeni veten në keqkuptime.

Dita e sotme do të jetë nga ato ditët gri, por aspak armiqësore. Mund ta gjeni veten në ndonjë situatë të ndërlikuar, por falë eksperiencë që keni do ta kaloni gjithçka me lehtësi.

Sot është dita për të buzëqeshur dhe për të shprehur nivelin tuaj të optimizmit. Bëhuni gati që pasditen ta kaloni në shoqërinë e partnerit ose njerëzve tuaj të dashur. Me paratë do të keni një raport miqësor sot.

Në aspektin romantik keni nevojë për më shumë romancë dhe intimitet. Prandaj përpiquni të gjeni kohë për partnerin tuaj. Shmangni mosmarrëveshtjet në sektorin e punës.

Dita mund të nisë me ritme pozitive veçanërisht në çështjet e dashurisë. Entuziazmi nuk do të mungojë as në aspektin profesional. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes parashikohet një takim i veçantë

 

Mësoni të thoni jo në momentet kur nuk jeni dakord me diçka. Kjo gjë do të vlerësohet shumë në aspektin profesional. Në punë do të ketë surpriza të këndshme. Në dashuri jo gjithçka po ecën sipas planit.

Sot do të kaloni disa momente stresante si pasojë e disa punëve të papërfunduara. Mos lini asgjë për në momentin e fundit në mënyrë që të shmangni edhe problemet me ankthin.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.