Kryesore

Premtuan që do e ftonin Kosovën, por Rama-Vuçiç-Zaev e çojnë ftesën në ditën e samitit

20:08 - 09.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Schengen Ballkanik”.Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.




Synimi i takimit është gjetja e dakordësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Mësohet se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me ndikim në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj.

Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

“Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem”, ka thënë Pacolli.

Pas takimit Zaev-Rama-Vuçiq, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me treshen. Në agjendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

TAKIMI ME ALEX SOROS

Me anë të një postimi në rrejtin social Twitter, Kryeminsitri Edi Rama lajmëroi se sot ai do tqë zhvillonte një vizitë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Udhëtimi i Ramës ishte lajmëruar ditë më parë, pasi vizita e tij në shtetin fqinj do bëhej në lidhje me projektin e Shengenit Ballkanik.

Sipas informacioneve të ndara me zyrat e shtypit të Aleksandër Vuçiç, Zoran Zeav dhe Edi Ramës, takimi do zhvillohej mes këtyre të treve dhe do ishte informal. Dosja.al mëson se krahas këtij takimi, Rama do të takohet dhe me Alex Soros, djalin e miliarderit amerikan Xhorxh Soros.

Sipas informacioneve takimi i Ramës me Soros do të bëhet në hotel shumë luksoz në Ohër. Dosja.al mëson se biseda do të bëhet në Hotel Unique, i cili sipas kërkimeve në internet është me 5 yje.

Por Rama nuk do të jetë vetëm me Soros në takim, pasi mendohet se pjesë e diskutimeve do jetë dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më tej burime bëjnë me dije se një ftesë ka shkuar dhe për Aleksandër Vuçiç, por ende ai nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ky do të jetë një takim informal dhe është mbajtur u fshehtë për mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.