BLUETOOTH

Nuk janë më pjesë e jetës së njëri-tjetrit! Ilira Gashi ndahet nga Jumpa

18:00 - 09.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj –  Stresi ‘mendon’ për Keisin kur puth vajzën në pub? Reagon ish-partnerja: S’ke për t’u ngopur me thërrime!




Bashkëjetesës i vjen fundi pas një jave, Fero harron Arbenitën me vajzën misterioze në aeroport

 Është e trishtë të mendosh se një dashuri e ditëve të sotme nuk është aq jetëgjatë sa ajo e një brezi më parë. Për shkak se jeta është bërë shumë e shpejtë dhe është kthyer gjithçka në konsum, njerëzit ‘vrapojnë’ për të arritur ato që synojnë në jetë duke harruar dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur personave apo çështjeve që vërtetë kanë rëndësi në jetën e tyre. Lidhjet apo edhe dashuritë e VIP-ave tanë shumë herë e më shumë janë kthyer në telenovela, të cilat duket se nuk marrin fund duke qenë se dhe vetë media i ka në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe nuk po përmendim vetëm rastet që janë bërë më se të diskutueshme në showbizzin shqiptar, por edhe rastin e këngëtares shqiptare e cila po korr famë të konsiderueshme jashtë vendit. Ilira Gashi po na bën çdo ditë e më tepër krenarë me suksesin e saj por për sa i përket jetës private, mesa duket nuk po ecën ashtu siç e kishte planifikuar vetë ajo. Në një intervistë të dhënë për herë të parë në Shqipëri dhe ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ndër të tjera ajo foli dhe për marrëdhënien e ngushtë që kishte me Jump-an, atëherë të quajtur shpirtin e saj binjak. Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë mes të dyve duke qenë se nuk janë më pjesë e jetës së gjithsecilit. Këto e raste të tjera do t’i trajtojmë në përmbledhjen e kësaj radhe lidhur me jetën private të personazheve të njohur shqiptarë.

 Nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete! Ilira Gashi ndahet nga Jumpa

Edhe pse para një viti ishin duke kaluar një histori të bukur dashurie, mesa duket gjërat nuk përfunduan mirë për ta. E kemi fjalën për këngëtaren e njohur shqiptare, Ilira Gashi, e cila jo më larg se pesë ditë më parë fitoi çmimin prestigjioz të diskut platin për këngën “Fading” (Duke u zhdukur). Në postimin e saj falënderues ajo ka përmendur të gjithë familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët por emri i dikujt ka kohë që nuk përmendet. Është fjala për të dashurin e saj Jumpa i cili bashkëpunimin e tij të fundit e ka bërë me Capital T në këngën “Mercy” (mëshirë). Një detaj tjetër interesant është se asnjëri prej të dyve nuk e ndjek tjetrin si dhe fotot e fundit datojnë në mars të këtij viti ndërkohë që janë hequr të gjitha fotot e dedikimet e bëra bashkë. Ky i fundit ka qenë dhe tekstshkruesi i këngëve të saj i cili tanimë nuk është më pjesë e suksesit dhe e jetës së Ilirës.

ndarjet fero 2 ndarjet stresi 3 ndarjet fero 3 ndarjet stresi 4 ndarjet stresi 1 ndarjet stresi 2 ndarja ilira 2 ndarja ilira 3
<
>

 Puthi brunen seksi, Kejsi thumbon keq Stresin

Mbrëmjen e së enjtes, “Iconstyle.al” publikoi një video të reperit të njohur, Stresit, i cili shfaqej në club së bashku me një vajzë. Në video ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe në një moment, reperi afrohet dhe e puth në faqe vajzën brune, ndërkohë ajo kthehet nga kamera dhe buzëqesh. Ende nuk dihet nëse vajza në fjalë është fanse, mikeshë, apo ka diçka më shumë me Stresin. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Keisit. Në një postim në Instastory, Keisi ka publikuar një foto, e cila duket si një dedikim për reperin. “Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur”, shkruan Keisi. Në videon që qarkulloi me shpejtësi dje, ishte një moment kur reperi hiqte edhe unazën e martesës dhe i dhuronte puthje brunes në video. Ç’të jetë vallë një sjellje e tillë e reperit që jo më larg se një muaj më parë deklaroi se e respekton dhe shpreson një rikthim me Keisin?

Kaq shpejt? Pas ndarjes nga Arbenita, Fero publikon video me një vajzë tjetër

Arbenita Ismajli dhe Fero para pak ditësh u përfolën se kishin nisur bashkëjetesën me njëri-tjetrin dhe kjo u kuptua nga fotot paparaci të publikuara nga mediat. Ata të dy u panë duke ecur bashkë rrugëve të Berlinit, vend në të cilin jetonte Fero, dhe Arbenita konfirmoi vetë se edhe ajo jetonte aty. Por para dy ditësh u përhapën thashetheme se ata të dy ishin ndarë duke qenë se Arbenita ishte fotografuar në aeroport me valixhe duke u kthyer në Maqedoni. Ata të dy nuk reaguan për këtë lajm, por në një farë mënyre Arbenita i ka konfirmuar thashethemet. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto të saj veshur me fustan të bardhë dhe i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ajo është mbretëreshë me apo pa ty”. Menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë duke u shprehur të bindur se këto fjalë ajo ja ka drejtuar Feros. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që dyshja e njohur kanë probleme në lidhjen e tyre, pasi janë përfolur shpesh për ndarje, por ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Momentalisht modelja është duke i kushtuar rëndësi karrierës së saj, ndërsa Fero ndodhet ende në Gjermani. Reperi po merret me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi na ka habitur me postimin e tij. Ai ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me një vajzë me flokë të gjatë, por pa i zbuluar fytyrën. Ai ka preferuar ta mbajë të fshehtë imazhin e saj dhe jemi kuriozë të dimë çfarë fshihet pas saj. Të jetë një provokim i radhës i reperit ky apo vërtetë u ‘harrua’ aq shpejt Arbenita dhe është koha për një të dashur të re?

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.