BLUETOOTH

S’u pranua në festivalin e RTSH, Erik Lloshi reagon ndaj padrejtësive

18:00 - 09.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH. “Newsbomb.al” bëri të ditur se kënga e Erikut është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse. I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.




“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”,-u shpreh Eriku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.