AKTUALITET

Theodhori Sollaku kujton kohët kur i dha masë ndëshkimore prokurorit Arjan Ndoj. Si u kthye ai në sistem?

19:17 - 09.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka deklaruar se gjatë kohës kur ka qenë në postin e kryeprokurorit ka dhënë masë disiplinore për prokurorin Ndoji, por nuk e njhte personalisht atë.




I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Sollaku theksoi se gjatë kohës kur ai ishte në krye të prokurorisë së përgjitshme, ka funksionuar ndryshe hallka e dhënies së masave disiplinore.

‘Me të thënë të drejtën nuk e kujtoj saktë periudhën që kam dhënë masë disiplinore për prokurorin Ndoji, pasi në atë kohë funksiononte pak më ndryshe.

Nuk e kujtoj, sepse në atë kohë detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshe nga sot, është që ishte përgjegjëse për politikën e kuadrit. Drejtoria e Inspektimit kur gjendeshin shkelje të ndryshme propozonte masa dhe prokurori i përgjithshëm ishte i detyruar t’ia propozonte Presidentit për të marrë masa.

Nuk di hollësitë për këtë rast, por di qe pas ca kohësh ai ka fituar në Gjykatën e Lartë të drejtën për t’u kthyer sërish në detyrën e prokurorit. Kanë qenë çështje që Drejtoria Inspektimit, unë, Presidenti i Republikës, vlerësuam se çonin në shkarkimin e prokurorit, por më vonë Gjykata e Lartë tha ‘jo’, pra ky është sistemi që kemi zgjedhur’, ka thënë ish kryeprokurori Sollaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.