AKTUALITET

Video/ Momenti emocionues, Alvini takohet me gjyshin

10:29 - 09.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka arritur më në fund të bashkohet me familjen e tij, pas pesë vitesh qëndrimi në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri. Menjëherë pas takimit me motrat dhe babanë e tij, 11-vjeçari ka kërkuar të takohet me gjyshin e tij.




“Më ço te gjyshi”, kanë qenë fjalët e Alvinit, sapo ka takuar të atij, Afrim Berishën. Ky i fundit ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, ku tregon edhe momentin e takimit të vogëlushit me gjyshin e tij.

Takimi i Alvinit me gjyshin është mjaft emocionues, pasi vogëlushi kishte pesë vite larg familjarëve, teksa ishte rrëmbyer nga e ëma dhe ishte dërguar në Siri, ku po mësohej si të luftonte përkrah ISIS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.