POLITIKË

E pabesueshme/ Rama kritikon Kosovën në prani të Vuçiçit: U vetëizolua dhe vetëpërjashtua

13:10 - 10.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga konferenca për shtyp në samitin e Ohrit, kryeministri Edi Rama është përgjigjur ndaj akuzave se po lidh marrëveshje me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për të copëtuar Kosovën.




Gjithashtu Rama foli edhe për refuzimin e ftesës nga presidenti kosovar Hashim Thaçi, teksa tha se Kosova po vetëpërjashtohet nga lëvizja e lirë.

“Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyes për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëdnimor por të përfshijëm të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.  Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem.

Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu… Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë. Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit.

Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e ksihin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës.

Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej do interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim. Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqiperia ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intessat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes. një pyetje e thjesht do ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës: A do donin të vazhdonte hirtora me njerëz që mbajnë radhë dhe mallra që presin apo që të çelej plotësisht kufiri për 4 lëvizjet e lira. Heqja e kufirit nuk është një mini shengeni. Duke 180 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket”, tha Rama ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.