Shëndet

10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin

16:45 - 11.11.19 Gazeta Shqiptare

Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi). Ka tri lloje kryesore diabeti: diabeti i tipit 1 (i quajtur “diabet i varur nga insulina”) shkaktohet nga mosprodhimi i insulinës. Diabeti i tipit 2 (i quajtur “diabet i pavarur nga insulina”) vjen ngaqë trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën. Në të gjithë botën, personat e prekur nga diabeti janë me miliona, por të diagnostikuarit janë më pak. Ndërsa në vitin 2030 pritet që njerëzit me diabet do të jetë pesë milionë. Ndërkohë, diagnostikimi me një sëmundje kronike mund të shkaktojë një impakt të thellë mbi personin dhe familjarët e tij. Ndryshimet që vijnë prej saj mund të prekin cilësinë dhe mirëqenien e jetesës së individit duke ndikuar në mënyrën në të cilën ai zgjedh të përballojë këtë situatë të re. Sëmundja sjell ndryshime në vetë personin, në ambientin e tij social, familjarë dhe në perspektivën për të ardhmen. Përshtatja ndaj sëmundjes shpesh është shumë e vështirë për t’u arritur. Studime të ndryshme tregojnë se duhet më shumë se një vit për t’u ambientuar me idenë dhe praninë e sëmundjes. Kjo sjell ndryshime në gjendjen emocionale dhe në sjelljen e personit të cilat çojnë në shfaqen e simptomave të ankthit dhe influencojnë mënyrën se si ky individit do të përballë sëmundjen e tij. Por kjo patologji mund të mbahet nën kontroll duke filluar nga kujdesi për peshën trupore tek aktiviteti fizik, e duke kaluar tek ushqimet e zgjedhura. I sëmuri me diabet mund të marrë çdo lloj ushqimi, por sasia do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së sheqernave dhe yndyrave që ato kanë. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit. Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak vetëm duke mbajtur dietën e rekomanduar nga mjeku endokrinolog dhe pa asnjë mjekim tjetër shoqërues. Dieta është specifike për çdo person me diabet. Ajo varet nga metabolizmi bazal, nga BMI-ja (indeksi trupor i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit) dhe nga aktiviteti i tij fizik. Pra është specifike për çdo person që jeton me sëmundjen e diabetit. Më poshtë po japim disa këshilla që duhet të ndiqni për ta mbajtur nën kontroll diabetin:



1. Ndiqni dietën mesdhetare
Një dietë të pasur me fruta, perime, peshk dhe zarzavate mund të ndihmojë për të shmangur fillimin e sëmundjes.
2. Kujdes me peshën
Nëse jeni mbipeshë, humbisni edhe pesë kg për të reduktuar ndjeshëm rrezikun e diabetit duke përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të trupit tuaj.
3. Ushqime të shëndetshme
Ushqime si fruta, perime, bishtajore, drithërat, ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.
4.Kujdes me dietën
Studime të shumta tregojnë se vitamina C dhe K, dhe magnezi mund të kufizojnë shanset e prekjes nga diabeti i tipit tip 2. Veçanërisht rekomandohet ananasi, perimet me gjethe jeshile të errët dhe avokado.
5. Bëni aktivitet fizik
Tridhjetë minuta në ditë ushtrime fizike janë të mjaftueshme për të kontrolluar peshën e trupit dhe nivelin e sheqerit në gjak.
6. Bëni analizat e gjakut
Mund të nxjerrin në pah ekzistencën e çekuilibriave, të cilat pastaj mund të çojnë në fillimin e sëmundjes. Një diagnoza e hershme, është në gjendje të vonojë ose të parandalojë zhvillimin e saj.
7. Vëmendje ndaj këtyre simptomave
Konsultohuni mjekun tuaj nëse keni: etje të tepruar apo urinim të shpeshtë, humbje peshe drastike, vizion të paqartë dhe gjymtyrë të mpirë.
8. Nënshtrojuni kontrolleve periodike
Kontrollet në intervale të rregullta kohore, zvogëlojnë shanset e goditjes nga komplikimet më të rënda që lidhen me këtë sëmundje (mosfunksionim të veshkave, verbëri, dëme nervore). Për më shumë informacion kontaktoni me mjekun tuaj.
9. Kujdes me karbohidratet
Mundohuni të hani sasi të duhura të karbohidrateve në ushqim.
10. Informohu
Kontaktoni mjekun specialist për një recetë dhe një dietë të personalizuar, për të marrë këshilla të dobishme për aktivitet fizik ose këshilla të vlefshme për stresin dhe sugjerime të tjera në çdo faktor rreziku të sëmundjes.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.