BOTA

Flavio Briatore 69-vjeç “godet sërish”/ Njihuni me 20-vjeçaren studente të juridikut që i rri në krah

19:42 - 11.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është i njohur në Shqipëri kryesisht përmes Formula 1, ish-boss i “Benetton Renault” kur për këtë “skuderi” garonte legjenda Mikael Shumaker.




Por, në botën e showbizz-it ai është i famshëm edhe për diçka tjetër: pasionin e tij për gratë e bukura.

Në krah ka patur femra të tipit Naomi Kempbëll, Haidi Klum apo Elisabeta Gregoraçi. Pas disa divorceve, sot Briatore ka në krah një femër 49 vite më të re se vetja.

Benedetta Bosi quhet studentja e juridikut të Universitetit të Milanos që i ka rrëmbyer zemrën biznesmenit, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 350 milionë euro.

Sipas mediave britanike, ata u njohën në një hotel luksoz në Milano dhe po kalojnë një periudhë pushimi në një resort në Kenia.

Duke parë fotot, 20-vjeçarja duket tamam “benedetta” nga Zoti dhe Flavio një “benedetto” nga fati.

Briatore u divorcua nga Elisabeta Gregoraçi në vitin 2018 dhe ka me të një djalë, Falkon 9 vjeç. Pak vite më parë, bëri “bujë” lajmi se Briatore dhe Gregoraçi i kaluan pushimet të tre së bashku me Naomi Kempbëll, një tjetër “eks” e manjatit të njohur.

Briatore dhe Kempbëll ishin 3 vite bashkë, 1999-2002.

Flavio dhe Elisabeta Gregoraçi ndenjën të martuar në vitet 2008-2018.

Në vitin 2003, “flaka” e Briatores ishte Haidi Klum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.