Ekonomi

HUWAEI sjell pajisje dhe teknologji të sigurta

17:06 - 11.11.19 Gazeta Shqiptare

Huawei, operatori kryesor i 5G, është i përkushtuar të sigurojë pajisje të sigurta dhe të besueshme për një botë plotësisht të lidhur dhe inteligjente

Huawei ka vendosur si përparësinë më të lartë sigurinë në internet dhe privatësinë e përdoruesve. Drejtuesit e nivelit të lartë të gjigantit të teknologjisë pohojnë vazhdimisht, se qendrat e transparencës së sigurisë në internet Huawei janë të hapura për klientët dhe organizatat e pavarura të testimit. Në veçanti, siç thekson Huawei, organizatat e pavarura të testimit janë thirrur të bëjnë teste të drejta, objektive dhe të pavarura të sigurisë, dhe verifikime në përputhje me standardet e industrisë dhe praktikat më të mira të industrisë.
Më 7 nëntor, Bill Gates foli për Huawei në aktivitetet e New York Times, themeluesi i Microsoft ka sugjeruar ‘një provë objektive’ për pretendimet e sigurisë kundër Huawei, “Huawei, si të gjitha mallrat dhe shërbimet, duhet të jetë subjekt i nënshtrimit të një testi objektiv”, -tha Gates në Konferencën e DealBook.



Gates cilësoi se pikëpamja “paranojake” është më shumë nxitje për rivalitetin aktual të teknologjisë së lartë midis SH.B.A. dhe Kinës, pasi përpjekja për të ndaluar Pekinin për të zhvilluar teknologji inovative është “përtej realizmit”, “Rregulli që gjithçka që vjen nga Kina është e keqe … që është një qasje e çmendur për të provuar të përfitosh nga inovacioni nuk qëndron”. Por besimi shkon në të dyja krahët, tha Gates.  Nëse Uashingtoni nuk u beson pajisjeve të teknologjisë kineze, pse Pekini do t’u besonte produkteve amerikane si motori Jet, i cili teorikisht mund të fiket nga distanca. Ndërkohë, filantropi miliarder tha që SH.B.A. dhe Kina duhet të përfitojnë nga risitë e njëri-tjetrit, në vend që të kthehen kundër njëri-tjetrit.

https://www.youtube.com/watch?v=_15DReQKbt8

https://asia.nikkei.com/Spotlight/Huawei-crackdown/Bill-Gates-Paranoia-on-China-is-a-crazy-approach-to-innovation

 Bllokimi anti-Huawei lidhet më shumë me shqetësime ekonomike sesa me frikën e spiunazhit që pretendon SHBA, -Trump u tha gazetarëve në maj, -se ishte e mundur që Huawei “të përfshihej në një lloj marrëveshje tregtare”. Aktualisht negociatat tregtare midis Republikës Popullore dhe SH.B.A. janë në proces, një shenjë që tregon se është kryesisht një çështje e “luftës” tregtare dhe jo një rast i bazuar në fakte që Huawei të jetë një kërcënim për sigurinë kibernetike. Përpjekjet e Trump për të “bërë Amerikën përsëri të madhe” varen pjesërisht nga frenimi i rritjes së shpejtë të Kinës. Për ironi, përpjekjet e tij për ta bërë këtë mund të rezultojnë në të kundërt. Kufizimi i hyrjes së Huawei në tregjet amerikane mund të veprojë si katalizator për Kinën për të përshpejtuar prodhimin e saj të teknologjisë së lartë.

https://www.newstatesman.com/spotlight-america/cyber/2019/11/whats-really-behind-uss-huawei-ban

Huawei investon më shumë se 10% të të ardhurave nga shitjet e tij në R&D (Kërkim dhe Zhvillim) çdo vit, dhe ky është një faktor i prekshëm për të siguruar udhëheqjen e kompanisë në teknologji dhe inovacion. Më 3 tetor, në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në New Delhi, Drejtuesi i Bharti Airtel Ltd (operatori më i madh në Indi) Sunil Mittal vlerësoi pajisjet e telekomit të prodhuara nga Huawei dhe tha se ato ishin superiore ndaj produkteve të furnizuesve evropianë Nokia dhe Ericsson. Mbrojtja e ashpër e Mittal për Huawei erdhi pasi Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross përsëriti se India duhet të përmbahej nga dhënia e kontratave për kompaninë për rrjetet 5G.
“Huawei, gjatë 10 apo 12 viteve të fundit, është bërë jashtëzakonisht i mirë me produktet e tij deri në një pikë ku sot mund të them me siguri se këto produkte të paktën në 3G, 4G që ne kemi përdorur janë dukshëm superiore ndaj Ericsson dhe Nokia, pa asnjë dyshim. Dhe unë i përdor të tre “, tha Mittal.
Ekziston edhe një rast tjetër për të treguar se Huawei është duke udhëhequr teknologjinë. Sipas një artikulli të Bloomberg, publikuar në 7 nëntor, Telecom Italia me siguri do të përjashtojë Nokia-n nga një azhornim i një rrjeti celular dhe do t’u akordojë biznesin Ericsson AB dhe Huawei Technologies Co. Menaxherët në kompaninë më të madhe të telefonisë në Itali kohët e fundit thanë se janë të shqetësuar që prodhuesi i pajisjeve (Nokia) po mbetet prapa rivalëve në 5G, dhe se ka të ngjarë të reduktojë furnizuesit e rrjetit celular në dy nga tre.

https://www.livemint.com/industry/telecom/sunil-mittal-bats-for-huawei-equipment-calls-it-significantly-superior-to-rivals-11570114707883.html

https://www.msn.com/en-us/news/technology/telecom-italia-likely-to-cut-nokia-out-of-mobile-network-upgrade/ar-AAJXDmT

Zgjidhjet, produktet dhe shërbimet inovative të Huawei janë përdorur në më shumë se 170 vende, duke u shërbyer mbi tre miliardë njerëzve në të gjithë botën, duke sjellë rrjetin dixhital për çdo person, shtëpi dhe organizatë, për një botë plotësisht të lidhur dhe inteligjente. Shifrat tregojnë se produktet dhe shërbimet e Huawei janë të besuara nga 211 kompani (sipas listës Fortune Global 500), përfshirë 48 nga 100 më të mirat në të gjithë botën, kanë zgjedhur Huawei si partnerin e tyre për transformimin e tyre dixhital. Pra, nëse duam të ecim me transformimin dixhital të Shqipërisë, më mirë t’u përmbahemi fakteve dhe bashkëpunojmë me drejtuesit e teknologjisë së TIK sesa të përfshihemi në mosmarrëveshje politike.

For more information, please visit https://www.huawei.com/en/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.