Shëndet

Parandaloni sëmundjet kardiovaskulare duke konsumuar bajame

18:00 - 11.11.19 Gazeta Shqiptare

Konsumimi i bajameve mund t’ju shpëtojë jetën. Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i ulët i tyre rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet jo vetëm janë të shijshme, por edhe kanë goxha përfitime. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 ndryshime që pëson trupi juaj kur konsumoni bajame.



Reduktojnë aknet
Sipas këtij studimi, pacientët me akne të mëdha kanë 9% më pak vitaminë E. Nëse konsumoni bajame për përmirësuar lëkurën, atëherë ju po përdorni një kurë tradicionale të vjetër të Lindjes së Mesme, që mbështetej te shkenca. Bajamet kanë vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni puçrrat dhe të rinovoni lëkurën tuaj nëse mund t’i rezistoni niveleve të larta të yndyrës omega-6.

Ndihmojnë për trajtimin e diabetit
Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame në baza ditore. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre.

Ndihmojnë për t’u rikuperuar nga lindja
India ka një traditë të gjatë të konsumimit të bajameve si një ilaç natyral për të fituar energji. Bajamet shpesh u rekomandohen grave pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe të shmangin shenjat e strijave.

Mund ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar
Siç e kemi shkruar edhe më sipër, bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gramë bajame në javë mund ta bëjë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2208 gra shtatzëna. Fëmijët u monitoruan atëherë kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët, nënat e të cilëve hanin bajame gjatë shtatzënisë morën më shumë pikë në testet e tyre të inteligjencës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.