POLITIKË

Video/ Për kë e ka fjalën Taulant Balla? “Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt”

11:56 - 11.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ashpër ka qenë në reagimin e tij kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndërsa ka sulmuar presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se qëllimi i Metës ka qenë që të çojë në KED 4 emra të propozuar për Kushtetuesen.




Balla akuzoi Presidentin se do të dërgojë në Kushtetuese një person të njohur për të që është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD Enkelejd Alibeaj. Ai i kërkoi që të heqë maskën dhe të flasë troç.

“Ky është një lajm i mirë për rrugën tonë europiane. Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e afatit, presidenti ka ngulmuar që lista nga KED t’i shkojë me 4 veta sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që presidenti ka besim. E ka të njohur. Presidenti ka hall të çojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Kjo është troç, lërini dënglat. Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kritere, as të këndojë atë këngën ‘e kam unë e ke ti’. Presidenti nuk ka të drejtë të bëjë të tretin. Të tretin e ka Gjykata e Lartë që do të thotë që ne duhet të presim, por ku parim zbatohet kur Kushtetuesja i ka të 9 anëtarët. Këtu nuk bëhet fjalë që kemi 9, këtu bëhet fjalë që kemi vetëm një dhe ky me mandat të përfunduar dhe kemi 8 vakanca”, deklaroi Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.