AKTUALITET

Tre akuza për Agim Kajmakun/ Policia kontrolle për ish-kryebashkiakun e Vorës

13:26 - 11.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka firmosur urdhër-arresti për kryetarin e shkarkuar tashmë të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se policia ka shkuar në banesën e Kajmakut por nuk e ka gjetur. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”.




Agim Kajmaku u zgjodh kryetar i bashkisë Vorë më 30 qershor por pas denoncimit nga PD se kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit nisën edhe hetimet nga prokuroria, e cila i dha të drejtë opozitës. Kajmaku kishte fshehur një dënim në Greqi ku figuronte me emër tjetër. Më 1 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shkarkojë nga detyra Kajmakun, në mënyrë unanime me 5 vota pro.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Fillimisht, Agim Kajmaku i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i PS, i zgjedhur më 30 qershor, që largohet nga detyra pas akuzave të opozitës, pasi i pari ishte Valdrin Pjetri i Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pasi u akuzua nga opozita se ishte dënuar në Itali për trafik droge, ndërkohë që rrezikon arrestimin për shkak të shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.