Kryesore

U denoncua nga “Le Iene”/ Ikën Gent Gazheli, ambasadori që s’ngrinte telefonin për Alvinin. Ja kush e zëvendëson (EMRI)

21:31 - 11.11.19 Gazeta Shqiptare

Historia e tmerrshme e 11-vjeçarit Alvin, i cili u dërgua nga nëna e tij në kapet e ISIS në Siri në moshën 6-vjeçare dhe më në fund u shpëtua nga qeveria italiane, preku zemrat e miliona njerëzve dhe bëri jehonë në mediat e huaja.



Në fund të tetorit, me ndihmën e emisionit “Le Iene” babai Afrim Berisha shkoi në kampet sirirane, por e vetmja mënyrë që ta nxirrte djalin nga aty ishte me prezencën e një ambasadori shqiptar dhe ishte pikërisht ambasadori jonë në Turqi, Genti Gazheli i cili premtoi fillimisht të ndihmonte për këtë rast.

Por, në momentin kur mbeti në mungesë vetëm prezenca e tij, ambasadori shqiptar mbylli telefonin dhe nuk u përgjigj më.

Pas kësaj sjellje një lumë kritikash kanë shpërthyer në rrjet kundër Gazhelit. Të shumtë janë ata që e quajtën kriminel, mashtrues e deri me ofendime nga më të rëndat.

Gjithashtu, gazetari i “Le Iene” shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të”, shkruajti gazetari italian.

Megjithatë, Gent Gazheli nuk do të ketë të gjatë qëndrimin në detyrë. Nuk dihet nëse atij I ka mbaruar mandate apo ka dhënë dorëheqjen siç u përfol, por tashmë është gjetur dhe zëvendësuesi i tij. Kandidati për ambassador të Shqipërisë në Turqi është Kastriot Robo, ambasador karriere. Robo do të dalë sot para komisionit të Jashtëm parlamentar, në seancën dëgjimore rutinë që kryen Kuvendi.

KUSH ESHTE

Gazheli ka qenë kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Sipas deklaratave të bëra shpesh nga opozita Gazheli njihet si person që në dogana, kolegët i kishin vënë nofkën “çorapja” ndërsa Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave, shkruan Newsbomb.

Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan nje shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi.

“Nga roje dogane, ambasador në Turqi”, shkruanin mediat e huaja.

“Megjithatë, emërimi i fundit i Gent Gazhelit si ambasador në Turqi shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri”, shkruante ndër të tjera “ForeignPolicyNews”, referuar emërimeve të diplomacisë shqiptare.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.