SHËNDET

Ylli Merja: Ja si mund ta kuroni gripin me çajin e trëndafilit

14:47 - 11.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Gripi sezonal është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë e transmetohet nga njeriu tek njeriu gjatë teshtitjes, kollitjes apo gjatë bisedimit me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën me duart e infektuara. Një individ i prekur nga virusi i gripit mund të infektojë të tjerët 1 ditë para shfaqjes së simptomave, gjatë periudhës së sëmundjes. Shenjat më të zakonshme të gripit janë temperaturë e lartë e menjëhershme, kollë që mund të jetë e thatë, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, anoreksi, lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, si dhe dhimbje muskulore. Por gripi mund të trajtohet më së miri edhe me bimë mjekësore. Nëse i referohemi një bime të njohur botërisht si shtara e zezë apo rrënja e sanzës do të shikojmë efektet e saj çudibërëse kundër gripit.




Shija e saj është shumë e hidhur, por ka rezultate të mrekullueshme brenda një kohe të shkurtër në kurimin e gripit dimëror dhe jo vetëm. Ky pluhur mund të hidhet në gojë dhe ta shoqërosh me ujë apo ta hedhësh në kos. Ky pluhur ndikon në forcimin e rruazave të bardha të gjakut, pra leukociteve si dhe grimcat që kanë hyrë në organizëm i bllokon dhe nuk i lejon që virusi të krijojë lidhje me qelizën. Kjo bimë ka një mori lëndësh kimike, rreth 10-12 të tilla që japin efekte pozitive jo vetëm në sistemin imunitar të organizmit, por ndihmojnë dhe përmirësojnë shumë funksionimin e mëlçisë. Gjithashtu, mund të përdoret edhe te fëmijët anemikë, pasi qelizat absorbojnë hekurin, pra është një bimë e mrekullueshme që përmirëson edhe oreksin. Kjo bimë pavarësisht efekteve, nuk është shumë e njohur në vendin tonë. Një vlerë shumë të rëndësishme ka edhe çaji i trëndafilit të egër, i cili ndikon në kurimin e gripit. Në këtë periudhë përballemi me uljen e temperaturave në ambientet e jashtme dhe mbajtjen në vlera të larta të temperaturës në shtëpi. Pikërisht këto ndryshime temperaturash pëlqen edhe virusi i gripit, qoftë ai A, B apo C. Më të shpeshtit janë virusi A dhe B që përhapen me rrugë ajrore nga njëri person te tjetri nëpërmjet teshtimave, prekjes së objekteve të përbashkëta, ose kollitja në ambientet publike. Këto janë mënyrat e përhapjes së gripit që me rrugët aspiratore hundë apo gojë, arrijnë në brendësi të alveolave të mushkërive, më pas hyjnë në kombinacion me to. Mbështjellja proteinike e viruseve, ngjiten në alveolën e mushkërive, hyjnë në bashkëpunim me qelizën e fillojnë ta shkatërrojnë. Kjo periudhë inkubacioni që zgjat 24-72 orë shoqërohet me çrregullime fiziologjike, këputje trupore, rrjedhje hundësh, skuqje sysh etj. ky është momenti që njeriu duhet të kuptojë që virusi është i pranishëm në trupin e tij dhe pas 1-2 ditësh bëhet si një burim amplifikacioni e përhapet edhe te të tjerët. Ndërsa në trupin e të sëmurit fillon ajo “lufta” e brendshme fiziologjike e organizmit e i gjithë ky cikël zgjat 5, 7 apo 10 ditë. Por, nëse marrim masa mbrojtëse, ky cikël do të shkurtohet e shkalla e agresivitetit të virusit do të bjerë.

Kura të tjera popullore
Nëse njeriu konsumon 2-3 thelpinj hudhër në ditë, të shoqëruara me një gotë ujë, mund ta parandalojë më së miri prekjen nga virusi, ndërsa në moshat e vogla, përdoret 1 thelb hudhër në ditë. Vrasësit e këtyre viruseve janë rigoni e trumza, që përmbajnë disa elemente antibakteriale e antimykotike. Këto bimë mund t’i përdorim në gjellë apo në çaj e për fëmijët e vegjël gjysmë lugë kafeje me rigon është më se e mjaftueshme. Për të pasur epërsi ndaj virusit që mund të jetë zhvilluar e lufton leukocitet për të shumëzuar vetveten, mund të përdorim çaj me piper të zi, petat e arrës, karafil e kanellë. Kjo përzierje rrit rezistencën e organizmit dhe shton fuqinë goditëse ndaj viruseve. Por më i fuqishmi është propolisi antimykotik, i cili nuk lejon inflamacion bajamesh, laringite dhe acarim të mushkërive. Në të kundërt rekomandojmë që në pak çaj apo ujë, të hedhim pak propolis për të minimizuar shijen paksa të hidhur. Ndërsa kur hasim vështirësi në frymëmarrje e bllokim hundësh te fëmijët, rekomandohet që të merret vaj dafine dhe t’i vendoset te hunda, t’i hidhet një pikë në gojë e 2-3 pika në gjoks. Brenda 2 minutash rrugët respiratore do të jenë totalisht të zhbllokuara. Gjithashtu, duhet të përdoren shumë lëngje frutash, veçanërisht ai i limonit. Në rastet kur fëmijët kanë temperaturë të lartë, rekomandohet që mos të shkohet direkt në spital. Ata mund të marrin një thelb hudhër, ta shtypin që t’i marrin lëngun e ta përziejnë me pak sodë buke e pak mjaltë e t’i lyejnë fëmijës bajamet. Nëse nuk e realizojnë dot këtu, t’i përgatisin një çaj me trëndafilin e egër, lulen e shtogut, pak lëvore shelgu apo limoni dhe aguliçë apo peta të arrës. Pas kësaj i hedhim dhe 10 pika propolis, e ia japim fëmijës vazhdimisht duke e masazhuar me pak raki rrushi ku ke hedhur 1 apo 2 paracetamolë. Ky masazhim duhet të bëhet jo shumë afër reflektorit, e më pas ta mbështjellim mirë e t’i fshijmë djersët. Pas kësaj temperatura do të bjerë. Në rastet e fëmijëve alergjikë, duhet të kontrolloni gjuhën nëse ka myk apo bajamet të mos jenë të qelbëzuara. Nëse i pastrojmë gjuhën me sodë e hudhër, e trajtojmë me propolis e i japim pak çaj me disa bimë si trëndafil i egër, piper i zi, vaj dafine për të marrë rezultate të menjëhershme. Fëmijës në këto raste i është ulur rezistenca e duhet patjetër që të merret me aktivitet fizik. Për uljen e temperaturës së lartë mund të përdoret edhe propolisi si dhe kompresat e ftohta me uthull molle në ballë, pasi kjo e fundit ka efekt të menjëhershëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.