BLUETOOTH

Çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Mozzik? Mësoni të vërtetën

12:54 - 12.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata të dy ishin një prej çifteve më të dashura për publikun dhe ndarja e tyre bëri goxha bujë në rrjetet sociale. Njoftimin fillimisht e dha Loredana, ndërsa më pas u hap loja e ngacmimeve në rrjetet sociale. Së fundmi, Mozzik publikoi këngën e tij të re për të cilën të gjithë mendojnë se i është dedikuar Loredanës. Por, pavarësisht faktit se janë të ndarë, ata të dy vazhdojnë të kenë një lidhje së bashku për hir të vajzës. Vogëlushja jeton me Loredanën, ndërsa me të atin komunikon përmes telefonit. Mozzik ka shpërndarë në Instagramin e tij një foto nga momenti kur sheh në kamerë të bijën. Hanën e ka zënë gjumi dhe duket si një engjëll i vërtetë, ndërsa këngëtari shkruan sipër fotos “Jetë”. Ashtu siç tha edhe këngëtari në “Shiko kush luan”, ai dhe Loredana do të kenë gjithmonë një lidhje të fortë për hir të së bijës.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.