SPORT

Ish-menaxheri i Schumacher: Bashkëshortja e Michael po fsheh të vërtetën

15:21 - 12.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Michael Schumacher  tashmë prej 6 vitesh po kurohet, si pasojë e aksidentit që i ndodhi në sportin e skisë. Gjatë kohës së kurimit bashkëshortja e tij është kujdesur që të fshehë çdo informacion nga kurimi i Michael.




Ish-menaxheri i tij, Willi Weber ka çuditur me pretendimin se bashkëshortja e Michael, Corinna po fsheh të vërtetën.

Unë e di se Schumacher është goditur keq, por për fat të keq nuk e di se çfarë përparimi po bën. Fatkeqësisht Corinna më ka ndaluar ta shoh. Ajo ndoshta ka frikë se unë do ta shoh çfarë po ndodh dhe do ta bëj të vërtetën publike. Unë besoj plotësisht në shërimin e Michael sepse e di se ai është një luftëtar. Nëse ka një shans, ai do ta përdorë atë, ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur që do ta shohim atë sërish”- tha ish-menaxheri gjatë intervistës për një dokumentar gjerman.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.