BLUETOOTH

KMC: Ju tregoj risitë që do të sjellë tek albumi i fundit, e veçanta e bashkëpunimeve

13:26 - 12.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Të gjithë ata që e duan muzikën e mirë nuk heqin dorë nga albumet. Kështu, këngët e preferuara janë gjithmonë aty për ata që janë dëgjues të rregullt të një këngëtari. Edhe Klajdi Zenunllari, i njohur gjerësisht me emrin e artit KMC, i mëshon fort pjesës së albumit që do të përmbledhë gjithë dashurinë dhe pasionin në një punë të jashtëzakonshme. Reperi do të bëj pjesë të albumit të tij një bashkëpunim me një vajzë të re mjaft të talentuar të quajtur Denada Leka. Dy miq të mirë që realizojnë një këngë së bashku. Për “Gazeta Shqiptare” vjen rrëfimi i KMC për udhën që po merr albumi, për pritshmëritë që ka ai nga gjithë puna e bërë me përkushtim, si dhe detaje të tjera që do t’i mësoni përgjatë leximit. Ne i urojmë suksese të mëtejshme reperit e sa më shumë frymëzim për produksione të reja.




KMC, cili do të jetë hapi yt i radhës në fushën profesionale? Na trego pak më shumë për albumin.
Hapin e radhës po e mendoj vitin që vjen dhe shpresoj të realizohet. Deri atëherë dua të mbetet surprizë. Sa i përket albumit mund të them që do të jenë në total tetë këngë dhe zhanre të ndryshme, por dhe bashkëpunime, shpresoj që të pritet mirë nga publiku dhe të pëlqehen këngët. Producent i këtij albumi është një miku im, Gazu, që unë e falënderoj për përkushtimin e këtyre materialeve muzikore.

kmcUntitled-1 image5 image3 image2 image
<
>

Cila mbetet kënga jote e preferuar?
Të gjitha këngët që bëj i kam të preferuara, por mund të veçoj këngën në bashkëpunim me Aurel Thëllimin ‘Tumankuqe’.
Kënga e parë e albumit është në bashkëpunim me një këngëtare të re dhe mjaft simpatike Denada, pse zgjodhe pikërisht Denadën?
Me Denadën njihem prej kohësh dhe besoj tek talenti i saj. Gjithmonë më ka pëlqyer që pranë vetes të mbaj njerëz që duan të punojnë në muzikë dhe i përkushtohen asaj, kështu që Denada është një vajzë e tillë. Sapo i propozova për bashkëpunim pranoi direkt.
Ti Denada si e prite ftesën e KMC-së?
Unë KMC-n e njoh para shumë kohësh dhe gjithmonë kemi qenë në kontakt me njëri-tjetrin, pasi na lidh muzika dhe normal që e prita me shumë kënaqësi ftesën e Klajdit.

Ky bashkëpunim mes komenteve të tjera, do të sjellë edhe thashethemet për një lidhje mes jush. Pyetja është direkte: E ke bërë kastile këtë bashkëpunim KMC?
Jo aspak, unë Denadën e kam mikeshë, por njerëzit mund të thonë fjalën e tyre, pasi jetojmë në demokraci dhe kanë të drejtën e fjalës që të shprehen ashtu. Në qoftë se ne kemi diçka koha do ta vërtetojë. (qesh)

Denada, ti i di këto kleçkat e show bizz-it apo i ke marrë parasysh edhe thashethemet?
Unë jam marrë që fëmijë me muzikë dhe domosdo e di që bota e artit është e rrethuar gjatë gjithë kohës nga vëmendja e mediave. Sa i përket pyetjes suaj dua të them se i kam marrë parasysh dhe thashethemet.

KMC, ti je për lidhje me një femër e thjeshtë apo person publik?
Në këtë profesion që unë kam do ishte më mirë një femër publike sepse do t’më mirëkuptonte në çdo gjë.

Veç muzikës, çfarë ju argëton tjetër?
Denada: Basketbolli. Që fëmijë luaja dhe e doja si sport dhe natyrisht që udhëtimet. Më pëlqen të lëviz shumë kur bëhet fjalë për udhëtime.
KMC: Futbolli, çdo fundjavë ndjek ndeshje, por edhe organizohem me shoqërinë për të luajtur në kalçeto.

Pse nuk mendon të marrësh pjesë në festivale, sivjet janë pranuar edhe reperë, bashkëpunim e kam fjalën. Apo nuk beson tek festivalet?
Besoj tek festivalet. Këtë vit isha duke e menduar të merrja pjesë, por u angazhova me këngët e albumit dhe po i përkushtohem shumë atyre.

Po për edicionin e sivjetshëm të “Kënga Magjike: ke ndonjë opinion si pjesë e muzikë që je?
Të jem i sinqertë pak këngë kam ndjekur nga ky festival dhe nuk mund të jap ndonjë opinion më të detajuar, po me aq sa kam dëgjuar kënga e Rovena Dilo në bashkëpunim me dy repera më ka pëlqyer.

Pa muzikën, çfarë do të ishe duke bërë tani?
Pa muzikë, mbase mund të isha ose futbollist ose basketbollist sepse me basketboll jam marrë edhe kur isha në gjimnaz, por dhe në stërvitje.
Për festa ke planifikuar diçka meqë janë në ardhje?
Të kemi shëndetin. (qesh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.