Kryesore

Lobimi në SHBA, Ristani largon përgjegjësinë nga vetja: Kontratën e firmosi Lulzim Basha me Nik Muzin, jo unë

22:47 - 12.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për lobimin rus në SHBA, që Prokuroria ka ngritur ndaj tij.




I ftuar në “RepolitiX” të Denis Mingës në Report TV, Ristani ka thënë se kontrata zyrtare e lobimit është firmosur nga kreu i PD Lulzim Basha dhe lobisti Nik Muzin.

“…Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depoizituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi. Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo cështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari ne emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni.

Marrëveshja u depozitua te sektori i financës që vijoi më pas që bëri deklarimet te KQZ-ja apo tatimet. Më vonë Muzin ka bërë deklarim të përsëritur atje në institucionet e përsëritura, ku ka pretenduar se ka marrë 150 mijë dollarë nga një shoqëri skoceze dhe 500 mijë të tjerë.

Sipas deklarimit të tij janë paguar për llogari të PD-së. Ai bëri një shtesë, pasi herën e parë deklaroi 25 mijë më pas bëri deklarimin tjetër. Sepse e bëri ai atë deklarim është i tiji. PD-ja nuk i ka pasur këto para, nuk kanë dalë nga PD-ja, pasi nuk kanë qenë në arkën e PD-së dhe rrjedhimisht nuk kishin si të deklaroheshin. Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Unë e kam marrë vesh në media. Dokumenti që pretendohet i falsifikuar është formulari që zyra e financës së PD-së bën për KQZ-në.

Që të falsifikosh një dokument është një veprim që kryhet me dashje dhe duhet veprim konkret, përmbajtjen, firmën, vulën apo të treja bashkë. Unë nuk kam asnjë lidhje me dokumentin, se kam bërë unë përmbajtjen, as vulosur dhe as firmosur. Unë nuk kam as lidhje me sektorin e financës. Sekretari i përgjithshëm në një parti është politik”, ka thënë Arben Ristani.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Prokuroria i ka dërguar fletë-thirrje kreut të PD Basha, Ristanit dhe financierit të PD Ilir Dervishi, që të paraqiten pranë Organit të Akuzës për tu marrë në pyetje, si të pandehur për falsifikim të dokumenteve të lobimit rus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.