LIFE STYLE

9 mënyra si të gjeni paqen shpirtërore në jetën e përditshme

11:00 - 13.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stresi dhe ankthi i përditshëm është i pashmangshëm për shkak të impenjimeve dhe ngarkesës së përgjegjshmërisë që kemi. Por për fat të mirë ka një zgjidhje për të shpëtuar nga një gjendje e tillë! Ja disa gjeste të thjeshta që do ju ndihmojnë të çlodheni dhe të relaksoheni në përditshmërinë tuaj. Jeta nuk është një lumë i qetë siç mund të mendohen nga disa dhe ndonjëherë duhet të luftosh fort për të gjetur një moment qetësie. Ja disa reflekse të thjeshta që mund t’i adaptoni për ta gjetur këtë qetësi.




  1. Fikni telefonin

Mbajtja e shikimit të fiksuar tek telefoni nuk është aspak relaksuese. Drita që ai lëshon dhe gjestet që ne bëjmë, na ndalin përgjumjen dhe qetësinë.

  1. Blini lule natyrale

Nëse dita juaj fillon me stres, bëni pak pushim dhe shkoni blini disa lule natyrale. Ato largojnë stresin dhe pastrojnë ambientin. Në ditët e nxehta mund te sjellin edhe freski.

  1. Beni pushim para mesdite

Për te gjetur paqe edhe kur jeni në punë dhe keni ngarkesë, bëni disa minuta pushim dhe shijoni fruta, pak çokollate apo diçka tjetër te shijshme që do ju shkojë nëpër mend.

  1. Lëvizni

Është e vërtetuar shkencërisht që ecja ka veti relaksuese. Nga ana tjetër kjo është një mënyrë e mirë për ta larguar mendjen nga problemet e së përditshmes, për të larguar tensionin dhe lodhjen e grumbulluar.

  1. Zgjohuni me herët

Zgjidhni herët është shumë i mirë për të qenë në humor dhe të relaksuar.

  1. Gatuani

Për disa persona nuk ka gjë më relaksuese sesa gatimi. Të përqendruar tek receta ata largohen nga përditshmëria dhe futen në një botë tjetër.

  1. Përtypni çamçakëz

Sipas një studimi, përtypja e çamçakëzit ul stresin dhe rrit vigjilencën kur kemi për të bërë shumë gjëra njëherësh.

  1. Lexoni një libër

Për t’u çlodhur disa minuta, mos qëndroni para televizorit, por merrni lexoni një libër.

  1. Shtrihuni

Kur jeni të stresuar për një arsye të rëndësishme, do ju duhet patjetër të shtriheni pak e të pushoni. Edhe 15 minuta janë të mjaftueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.