BOTA

Erdogan mbërrin në Washington, gati takimi me Trump

09:58 - 13.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Washington me ftesë të homologut të tij amerikan Donald Trump. Presidenti Erdoğan në bazën e forcave ajrore të SHBA-ve Andrews u prit nga ambasadori turk në Washington, Serdar Kılıç, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Feridun Sinirlioğlu, shefi i protokollit të SHBA-ve, Cam Henderson dhe përfaqësues të tjerë.




Presidenti Turk shoqërohej nga bashkëshortja Emine Erdogan dhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zv/kryetari i AK Partisë, Mahir Ünal, zëdhënës i AK Partisë, Ömer Çelik, shefi i komunikimeve të presidencës turke, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.