Kryesore

“Koka e mafias shqiptare”/ Demokratët e presin Edi Ramën me protesta në Londër (FOTO)

19:52 - 13.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk janë vetëm shqiptarët brenda vendit, por edhe mijëra shqiptarë jashtë trojeve tona, që nuk e pranojnë kryeministrin Edi Rama dhe keqqeverisjen e tij. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në Angli, ku dhjetëra emigrantë shqiptarë e cilësojnë atë si kreun e mafies dhe bandave.




Gjatë vizitës që Rama ka bërë në Angli ku do mbajë fjalën e tij, në “Konferencën Globale të Nënshtetësisë”, ai është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë të cilët kanë kërkuar largimin e tij. Mësohet se protestuesit kanë kërkuar largimin e tij dhe kanë brohoritur: “Rama ik“. Kurse disa prej protestuesve të tjerë mbanin në duar pankarta, ku shkruhej: “Je koka e mafias shqiptare”.

Kurse kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani ka deklaruar se qeveria Rama ka detyruar 300 mijë shqiptarë të largohen nga vendi i tyre, për shkak të keqqeverisjes në 6 vitet e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.