Show-Bizz

Niko Peleshi bëri 49 vjeç, urime dhe foto nga kolegët në Kuvend

18:00 - 13.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendës kryeministri, Niko Peleshi, festoi të hënën ditëlindjen. Ai mbushi 49 vjeç dhe në një ditë të tillë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat nga personat e zemrës, por edhe kolegët në politikë. Vajza e tij Aleksia e ka uruar të atin publikisht. Ajo ka publikuar një video me të në Instastoryn e saj dhe krahas videos ka shkruar fjalët e ëmbla për babanë e saj të cilin e konsideron shok. “Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë, dashuria ime, luftëtari im, heroi im. Të dua bab‘!”, – shkroi ajo. Ndërkohë që Peleshin e kanë uruar edhe kolegët në sallën e Kuvendit, të cilët nuk harruan që të kenë një dhe si kujtim një foto me të me rastin e kësaj dite.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.