POLITIKË

Sali Berisha: SHBA kërkon arrestimin e Edi Ramës

13:01 - 13.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në SHBA po kërkohet arrestimi i Edi Ramës. Më tej ish-kryeministri rreshton më tej shkeljet që Rama ka bërë.




Statusi i Sali  Berishës

Ne SHBA kerkohet burgosja e e Edvin Mafise.
Mbi te rendojne 4 akuza te renda qe ne teresi e denojne me 12 vjet burg.

1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan qe ndalon te financimin e huaj per kandidatet dhe partite ne fushate eletorale duke financuar me 80 mije dollare foton qe beri me Presidentin Obama.
2-Ai akuzohet per mashtrim ne rrethana qe e rendojne shume. Kjo sepse per tu futur tek presidenti Obama ai eshte paraqitur si bashkshortja e Bilalit nderkohe qe Bilali ishte i martuar dhe me femije.
3-Edvin Mafia denohet si fallsifikator sepse per te shkuar ne dreken e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore te gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit nderkohe vet kishte bere dasmen dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.
4-Denohet per larje parash pasi fondi prej 80000 dollare qe i ka dorezuar avokatit vjen nga para te pista.

Per te gjitha keto ne ShBA jane denuar me 4-6 vjet deri tani dhe kane bere burg Bilali,Avokati grek Argeros eshte ne biruce.

Gazetarja e mirenjohur e rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter kerkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Nderkohe thuhet se pas denimit te Argeros dhe denoncimit te Edvin Mafise nga avokati i Argeros eshte vene ne hetim dhe ndjekje penale te Edvin Mafise.

Ketu me poshte keni statusin saj ne Tweeter. sb

Gazetarja e gjigandit amerikan, Fox News, Sara Carter i rikthehet edhe një herë çështjes së fotos Rama-Obama.
Përmes një postimi në Twitter ajo ngre edhe pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, ndërsa shton se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

“Skandal. Demokratët duan që asnjë media të mos flasë mbi të.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg.
Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan Carter në postimin e saj.

Pak javë më parë, William Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.
Por ndërsa Argeros përlotej në sallën e gjyqit, avokati i tij pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.
Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Një fakt i tille është mohuar me pare nga Rama. Pikërisht ky zhvillim, vuri në lëvizje Partinë Demokratike që dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për kryeministrin Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.