AKTUALITET

Shtrëngata, mjegull dhe përmbytje/ Ja kur përmirësohet moti

11:40 - 13.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi në prag dimri dhe ditët me shi e qielli gri do të vazhdojnë gjatë por si do të jetë moti këto ditë të mesit të nëntorit? Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak si pasojë e aktivitetit të një medicane (ciklone mesdhetar) situata reale mbi vendin tonë paraqitet me reshje shiu të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin.




Moti do të nis sot me vranësira dhe alternime kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend prej orëve të para të mëngjesit. Intensiteti i tyre do të jetë mesatar. Përgjatë bregdetit dhe në jug, parashikohet përkohësisht intensitet i lartë me rrebeshe e shkarkesa elektrike deri në mesditë. Më tej reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.Gjithashtu parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet.

Temperaturat sipas IGJEUM

Sot e mërkurë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15/20 °C

në vendet e ulëta: 15/20 °C

në vendet malore: 9/15 °C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.