AKTUALITET

U gjet i vdekur në Vlorë/ Policia konfirmon: Është vrarë me armë zjarri

14:40 - 13.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia konfirmon se 34-vjeçari Kreshnik Dashi, është vrarë. Viktima e tij është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Familjarët kanë qenë të parët që kanë dyshuar se bëhej fjalë për një vrasje, pasi në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune në shpatull dhe në kokë. Ndërkaq policia ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka pasur plagë plumbi në shpatull.




Njoftimi i policisë

Vlorë

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.