Show-Bizz

U largua nga emisioni i mëngjesit, Dajana Shabani: Ishte një gabim! Ja kush e ka fajin

18:00 - 13.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon të ri televiziv, moderatorja Dajana Shabani nuk është më në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, së bashku me kolegët e saj, Besmir Metanin dhe Zogun e Tiranës. Momentalisht, ata moderojnë “La casa de los 3s”, ndërsa në vend të tyre erdhën dy moderatorët e njohur Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu. Kelvi dhe Arjola prezantojnë tashmë emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, mirëpo për Dajana Shabanin, largimi nga ky emision ishte një gabim. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në InstaStory, moderatores i përmendën emisionin e mëngjesit. “Ju shkonte shumë ai emisioni i mëngjesit. Tani nuk kam me se e pi kafen në mëngjes.”- i tha një ndjekës, ndërsa Dajana ia ktheu: “Është faji im, e bëra unë atë lëvizje.”- duke lënë të kuptohet se është penduar për lëvizjen e saj.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.