AKTUALITET

Arta Vorpsi sfidon Presidentin, pas votimit në Parlament, bën betimin si anëtare e Kushtetueses te noteri

10:51 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka futur sërish në përplasje institucionet e shtetit. “BalkanWeb” mëson se Arta Vorpsi  ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja.




Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja. Pas kalimit në Kuvend, Arta Vorspi ka zgjedhur të “driblojë” Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili shfaqi rezerva të forta për hapat që ka ndjekur KED-ja në lidhje me këtë kandidate.

Për këtë veprim të ri, Arta Vorpsi, ka vënë menjëherë në dijeni Presidentin e Republikës, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si dhe Gjykatën Kushtetuese. “BalkanWeb” mëson gjithashtu edhe fjalët që Arta Vorspi ka artikuluar para noteres, ku ndër të tjera ka deklaruar: Me dorën mbi Kushtetutë, betohem!

letra para noteres e vorpsit arta vorpsi-1 arta vorpsi-2 arta vorpsi-3 Mandati i postes
<
>


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.