POLITIKË

Dashamir Shehi viziton ekspozitën në “Ashraf 3”: Krimet e regjimit iranian janë genocid

10:31 - 14.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe z. Shkëlqim Garushi, anëtar i kësaj lëvizjeje dhe ish drejtori i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, vizituan Muzeun dhe Ekspozitën e Historisë Iraniane dhe 40 viteve të krimeve të mullahëve kundër popullit iranian dhe Muxhahedinëve.




Lideri i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar lavdëroi përpjekjet e Muxhahedinëve në ndërtimin e Ashraf 3 brenda një viti.

Lideri i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar vizitoi pjesë të ndryshme të ekspozitës e cila i la mbresa të forta. “Muxhahedinët kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe duhet të kenë punuar një numër i madh njerëzish për krijimin e kësaj ekspozite,” tha Dashamir Shehi. Këto nuk janë thjesht disa foto, tha ai, por janë dokumenta dhe kapital për brezat e ardhshëm  për ta parë historinë tuaj dhe për të mësuar prej saj. Shkëlqim Garushi tha se nuk mund të imagjinohen krime të tilla në këtë shekull. Ky nuk është thjesht një krim, po një gjenocid, tha Dashamir Shehi.

Në fund të vizitës në Muze, z. Shehi shkroi në Memorialin e Muzeut: “Të mos harrohen kurrë ata që kanë rënë për lirinë e Iranit, se kanë luftuar edhe për lirinë tonë, të të gjithëve. Liria është gjithçka dhe do mbrojtur në çdo kënd të botës. Duhet të jemi krenarë si shqiptarë që japim një kontribut sado të vogël në këtë detyrim kaq të madh.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.