Kryesore

Dekretimi i Marsida Xhaferllarit/ Kuvendi njofton seancë të jashtëzakonshme

12:31 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë ditën e nesërme një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00. Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj thekson se kjo seancë do të këtë kryefjalë të veprimit dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga kreu i shtetit si anëtare të Kushtetueses. Ndër të tjera, Kuvendi pritet të marrë një vendim për këtë çështje, e cila ka çuar sërish në përplasje të fortë  institucionet shtetërore.




Emri që ka çuar në përplasje institucionet është ai i Arta Vorpsit. Kjo e fundit u betua sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  tek noterja, ndërsa shmangi kështu traditën e betimit në presidencë. Për këtë ka reaguar edhe Presidenca, e cila tha se Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet tek noterja apo dhe tek parukierja, por tha se ai njeh vetëm ligjin dhe Kushtetutën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.