AKTUALITET

Ndryshimi drastik i Alvinit/ Shihni pamjet e vogëlushit pas kthimit në shtëpi

11:07 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alvin Berisha tashmë është në shtëpi, pranë motrave, babait dhe gjyshit që prej 5 vitesh po e prisnin. Pasi ditët e ferrit në kampin e Al-Hol përfunduan, vëmendja e familjarëve të tij, por jo vetëm është rekuperimi shëndetësor dhe psikologjik i vogëlushit.




Ashtu si vetë babai i tij, Afrim Berisha deklaroi tashmë fokusi i tyre ishte të mjekonin Alvinin. Në foton e fundit që na vjen nga 10-vjeçari vihet re transformimi i tij në fare pak ditë. Mesa duket Alvini me një prerje të re flokësh dhe me pak shtim në peshë, duket një fëmijë dhe më i bukur.

Nuk ka harruar pa vendosur dhe një varëse me simbolin e shqiponjës së flamurit kuq e zi. Ka qenë gazetari aulant Kopliku që ka publikuar këtë foto. “Si ndryshoi keshtu? E thjeshte. Se pari dashuria dhe perkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur per te rezistuar perballe se keqes, ashtu edhe sot per tu bere ky djali qe shohim. Ne fare pak dite nje tjeter femije.”, ka shkruar Kopliku përkrah fotos së Alvinit të vogël.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.