BOTA

Përmbytjet në Venecia/ Conte: Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

17:02 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën e tij historike dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.




Më shumë se 80 për qind e qytetit – i cili gjenden në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore – është nën ujë si pasojë e përmbytjeve. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, e përshkroi përmbytjen si “një goditje në zemrën e vendit tonë”. Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

“Në Këshillin e Ministrave do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme. Do të miratojmë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Na është kërkuar nga Presidenti i Rajonit. Kjo gjë do të na lejojë të fillojmë alokimet e para financiare sa i përket shpenzimeve të ndihmës së parë dhe kanë për qëllim rikthimin e funksionalitetit të shërbimeve. Për sa i përket restaurimit të dëmeve ekzistojnë dy faza: e para do të na lejojë të dëmshpërblejmë individët dhe operatorët tregtarë, deri në një kufi prej 5 mijë dhe 20 mijë euro përkatësisht. Këto para mund të arrijnë menjëherë. Kushdo që ka dëmtime më thelbësore do të përcaktohen në mënyrë më të qetë dhe mund të likuidohen”.

Gjatë ditës se enjte pritet të shpallen masat emergjente që do të ndërmarrë qeveria italiane. Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit. Këto nivele të ujit, nuk janë shënuar në më shumë se 50 vjet dhe autoritetet thonë se kjo gjendje do të lerë pasoja të përhershme. Sheshi i Shën Markut – një nga pjesët më të ulëta të qytetit – ishte një nga zonat më të goditura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.