AKTUALITET

Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, ndalohen 7 klandestinë sirianë në Dibër

16:49 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e shtatë shtetasve sirian, të cilët tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në Bllatë. Dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.




Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.

Njoftimi:

Dibër

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Policia e Dibrës, pas informacionit të marrë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri,  me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.