AKTUALITET

Vjen reagimi i parë edhe nga mazhoranca/ Denar Biba: Veprimi i Arta Vorpsit i njëanshëm

12:52 - 14.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja ka reaguar edhe nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba.Biba shprehet se Vorpsi e njeh shumë mirë procedurën dhe ky veprim është shfaqje e vulltetit personal




Reagimi i Denar Bibës

Padrejtësisht, një profesioniste serioze si Arta Vorpsi këto ditë është gjetur në qendër të një situatë që vetëm serioze nuk mund të quhet.

Ajo e di shumë më mirë se shumë të tjerë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artës, i vetëdijshëm, është thjesht shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi të bëjmë me betimin si anëtare e ardhshme e GjK, por besoj me një deklaratë që tregon përgjegjësinë e Arta Vorpsit në këto rrethana.

Sepse Arta që njoh unë, përpara se gjithash, e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.