EKONOMI

Artan Lame: Spilleja i kthehet shtetit, ja dokumentat

11:34 - 15.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Artan Lame ka shpërndarë lajmin se toka në Spille i është kthyer shtetit. Kujtojmë se rreth dy vite më parë Prokuroria nisi hetimet për ish-zyrtarë të Kavajës që kishin përfituar këto toka buzë detit, por duket se kreu i Kadastrës ka njoftuar Prokuroria Kavajë e ka çuar punën deri në fund, duke ia rikthyer pronësinë këtyre tokave, shtetit.




Statusi i Kadastrës

KA EDHE LAJME TE MIRA

Para disa ditësh, në emisionin Opinion denoncova një prej rasteve më flagrante të abuzimit me tokat bregdetare në zonën e brezit pyjor bregdetar në Spille. Për këtë çështje është investuar edhe prokuroria dhe gjyqësori, duke çuar në dënimin e një grupi jo të vogël zyrtaresh vendorë dhe qendrorë, për gjithë ç’ka kishte ndodhur.

Ajo që nuk dija ende atë mbrëmje, ishte fakti që pas kësaj prokuroria Kavajë nuk e kishte lënë punën me kaq, por ishte investuar edhe më tej, duke e çuar punën deri në fund, me kthimin e këtyre sipërfaqeve në pronësi të shtetit.

Po e dëshmoj këtë duke ju sjellë këtu urdhrin përkatës të prokurorisë Kavajë, si edhe një prej hartave ku duken qartë abuzimet e bëra.

E bëj këtë për dy arsye. E para, për të dëshmuar që ka edhe raste kur drejtësia është në gjendje të dëshmojë integritetin e saj, ose siç e thotë populli pa i ndarë mirë punët: “Qeveria e zë lepunin me qerre”.

Dhe arsyeja tjetër, është për t’u kujtuar edhe një herë të gjithë atyre që kanë përfituar tokë në mënyrë të paligjshme: Harrami nuk bëhet hallall.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.