BLUETOOTH

Capital T largohet nga interneti, zbuloni çfarë po ndodh me këngëtarin

18:00 - 15.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi Capital T ka marrë vendimit të largohet nga çdo mjet komunikimi për momentin. Capital T është padyshim një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe këngët e tij janë kthyer në hite që dëgjohen kudo. Capitali pati një sukses të jashtëzakonshëm edhe me koncertin e tij “Time Capsule”, që u mbajt dy muaj më parë. Pas këtij koncerti, reperi po fokusohet tek projektet e reja dhe pas këngës “Hala” në bashkëpunim me Majkun, ai po punon për një tjetër projekt. Në postimin e fundit në “Instastory”, Capital T tregon se është larguar në Gjermani dhe këto ditë nuk do të ketë akses në asnjë rrjet social, pasi do xhirojë videoklipin. “Kërkoj falje që nuk kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën e dini cila është. Shihemi së shpejti”, shkruan reperi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.